Shqipëria del zyrtarisht në tregjet e huaja, kërkon borxh

 

Shqipëria doli zyrtarisht në tregjet ndërkombëtare obligacioneve këtë të enjte ku kërkon të gjejë investitorë  për një borxh tjetër me maturi 5-vjeçare.

Ky veprim vjen pesë vjet pas shfaqjes së fundit të Shqipërisë në tregun ndërkombëtar të obligacioneve në euro, pas vitit 2011, kur vendi ynë u mori investitorëve të huaj 300 milion euro,” – shkruan Joel Lewin, për “Financial Time”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Ministrisë së Financave në Shqipëri, vendi ynë tani synon të marrë një borxh deri në 500 milion euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

Borxhi i marrë nëpërmjet bonove në vitin 2010 ishte 12 për qind, dhe erdhi pasi eurozona i shpëtoi krizës. Banka Qendrore Evropiane shërbeu për stimul  monetar, ndërsa interesi ra nën 2 për qind në fillim të këtij viti.

Shqipëria ka rekrutuar Deutsche Bank dhe JP Morgan që të shesë pasardhësin e borxhit të kaluar për investitorët.

Rënia e interesit të obligacioneve në euro për Shqipërinë ka ardhur pavarësisht borxhit të vendit në raport me PBB-në rritje nga më pak se 55 për qind në vitin 2009, në 72 për qind në fillim të këtij viti.

Borxhi në euro, sipas FT, ka gëzuar kohët e fundit një fryrje.

Gjatë javës së fundit, Presidenti i Bankës Qëndrore Europiane,  Mario Draghi tha se është hapur rruga për një stimul të mëtejshëm monetar në fillim të dhjetorit.

Marrëveshja e Shqipërisë vjen si një stuhi me emra shtetesh që shihen rrallë në tregjet ndërkombëtare të kapitalit, të tilla si Pakistani, Iraku, Etiopia, Gana, Zambia dhe Bregu i Fildishtë.

Megjithë rendimentet e ulëta, investitorët e huaj kanë inkurajuar investimet e tyre për të parë përtej huamarrësve të mirë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?