Shqipëria do japë informacione bankare për britanikët

 

HM Revenue and Custom, autoriteti britanik i taksave ka hartuar një listë prej 90 shtetesh, të cilat brenda janarit të 2016 duhet të ndajnë informacionet bankare me to. Dhe Shqipëria gjendet në këtë listë.

Kjo iniciativë, e shoqëruar me një fushatë, për të cilën prestigjiozja The Telegraph shkruan se po bëhet me qëllim për të “kapur” shkelësit në të gjithë vendet, nënkupton shkëmbimin e informacioneve bankarë nga këto shtete, vetëm për shtetasit britanikë.

‘Ejani tek ne përpara se ne të vijmë tek ju': Autoriteti britanik i taksave ka hapur fushatën, duke i bërë publicitet fuqive të reja, që i japin asaj të drejtë që të kërkojë të dhëna personale të detajuara në 90 shtete. Këto shtete do të fillojnë të ndajnë të dhëna financiare për rezidentët britanikë, përfshirë llogaritë bankare, pasuritë e paluajtshme, të cilat Autoriteti mund t’i përdorë për të vendosur sanksione kriminale dhe gjoba për shmangësit e taksave.

Në hartën e publikuar nga "The Telegraf", nga vendet e rajonit, Shqipëria dhe Kroacia shënohen me jeshile (pra autoriteti britanik ka të drejtë të kërkojë të dhëna), ndërsa Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina nuk gjenden në këtë listë.

Sekretari britanik për Thesarin, David Gauke, tha gjatë fushatës se HMRC është e vendosur që të ndalojë fshehjen e parave në një shtet tjetër, si detyrim ky I taksapaguesve të ndershëm. Ai shtoi se, nën këtë regjim të ri, ky grup evazorësh që përpiqet të kryejë evazion fiskal përtej kufijëve, do të marrë ndëshkimin e merituar.

SHKARKO APP