Shqipëria finalizon grupkapitujt në 2027? Kos: Është e mundur, por ka shumë punë për t’u bërë

Këtë të martë gjatë prezantimit të raport-progreseve të vendeve kandidate për në BE përpara Komisionit të Jashtëm të PE, Marta Kos i është përgjigjur pozitivisht pyetjes nëse Shqipëria mundet të mbyllë grupkapitujt në vitin 2027.

Ajo shton se është shumë punë për tu bërë dhe se vendet kandidate kanë mbështetjen e mekanizmave evropianë për të përmbushur qëllimet e tyre.

“Procesi i integrimit për të mbyllur kapitujt deri në 2027 është e mundur. Këto janë ambicie të Shqipërisë. Ne nuk e ndajmë BE me vendet kandidate.

Swiss Digital Desktop Reklama

Do të shohim çfarë do të bëjë qeveria dhe deri në 2027 është e mundur, por ka akoma shumë punë për tu bërë. Mendoj se procesi negociues ka nevojë për 1 apo 2 vite për të parë deri në vitin 2027 për t’iu bashkuar Komisionit Evropian”, tha Marta Kos.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?