”Shqipëria ka bërë progres”, Rama: Do të bëjmë gjithçka për t’u ulur si të barabartë rreth tryezës së BE-së
Bashkimi Evropian publikoi këtë të martë vlerësimet për vendet kandidate, mes tyre Shqipërinë, duke vlerësuar progresin që ato po bëjnë në rrugën për t’u bërë anëtarë të unionit. Komisionerja e zgjerimit të BE-së, Marta Kos tha se janë bërë përparime të rëndësishme në rrugën drejt BE-së.
Sakaq kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në platformën X, duke shkruan se qeveria e tij do të bëjë gjithçka që duhet për t’u ulur më në fund si të barabartë rreth tryezës së BE-së.
”Po, ja dolëm! Dhe do të bëjmë gjithçka që duhet për të ulur më në fund si të barabartë rreth tryezës së BE-së. Le të vazhdojmë përpara, së bashku”,-shkruan Rama.
Kurse Kos ka shkruar ”Shqipëria ka shënuar përparim të paprecedentë. Ky rezultat i jashtëzakonshëm është një dëshmi e qartë e angazhimit të fortë politik të Shqipërisë dhe të aspiratave të qarta europiane të shoqërisë shqiptare”.
KOHA JONË SONDAZH


