“Shqipëria me rezultat pozitiv në raportin TALIS”, Rama: Lajm i mirë për prindërit, arsimtarët tanë kanë dalë mirë

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në prezantimin zyrtar të raportit të OECD për rezultatet e Anketës Ndërkombëtare të Mësimdhënies dhe të Nxënit (TALIS), ku Shqipëria është renditur ndër vendet me performancë të lartë.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se rezultatet e këtij raporti janë shumë domethënëse dhe tregojnë përkushtimin e mësuesve shqiptarë ndaj profesionit.

“Ky është lajm i mirë për prindërit, në një anketim për mësimdhënien mes 55 sistemeve arsimore në Bashkimin Europian, mësuesit tanë kanë dalë mirë. Kjo është në radhë të parë merita juaj, por nga ana tjetër është një pasqyrë e përpjekjes që kemi bërë së bashku. Është anketë sfiduese. Ndihemi krenarë për ju dhe gjithë mësuesit e Shqipërisë. Në një anketim kaq sfidues, kemi falë me rezultat domethënës pozitiv. Në një grup vendesh që nuk janë vende të dorëz së dytë siç edhe e dini. Nga ana tjetër, ka disa të dhëna pozitive shumë inkurajuese, edhe sa i përket objektivave që kemi. Na vjen mirë të shohim që përpjekja që kemi bërë ka dhënë rezultat. Rivënia e autoritetit të mësuesit, është sfidë shumë e madhe”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?