Shqipëria ndalon prerjen e drurëve për të shpëtuar pyjet

 

Një moratorium 10-vjeçar në prerjen e pyjeve shoqëruar nga gjoba të larta për shkelësit pritet të hyjë në fuqi në janar në Shqipëri, i cili ndalon gjithashtu eksportet e drurit.

Nga Fatjona Mejdini, BIRN

Shqipëria do të vendosë një moratorium 10-vjeçar nga janari i vitit 2016 që do të ndalojë prerjet në të gjitha pyjet dhe eksportin e drurit.

Projektligji i përgatitur nga Ministria e Mjedisit ka gjasa të miratohet nga parlamenti në dhjetor dhe do të lejojë vetëm përfaqësues të komunës të presin pemë për të mbuluar nevojat e njerëzve që djegin dru për dimër.

Pasi të imponohet ndalimi, të gjithë prodhuesit që përdorin dru për të prodhuar mallra do të jenë të detyruar ta importojnë atë.

Projekt legjislacioni parashikon një gjobë prej rreth 36,000 eurosh për shkelësit e këtij ligji.

Autoritetet e propozuan këtë legjislacion pasi pyjet e Shqipërisë u dëmtuan rëndë gjatë 25 viteve të fundit nga prerjet e paligjshme, shpesh të kryera në bashkëpunim me zyrtarë të ngarkuar për mbrojtjen e pyjeve.

Një investigim i BIRN tregoi se në vitin 2011, rreth 1,302 574  metër kubik dru u prenë në mënyrë të paligjshme në Shqipëri – të barasvlershme me 4,694 hektarë, një sipërfaqe më e madhe sesa ajo e Tiranës, kryeqytetit.

Një tjetër investigim i BIRN në vitin 2009 theksoi gjithashtu se si korrupsioni dhe paaftësia penguan një goditje zyrtare në prerësve të paligjshëm.

Sazan Guri, kryetari i Zyrës Qytetare për Mbrojtjen e Mjedisit, një rrjet prej rreth 20 organizatash që ishin aktive në nxitjen e moratoriumit, tha për BIRN se ky moratorium ishte shumë i rëndësishëm, sepse do të duhet shumë kohë për të zëvendësuar pyjet e humbura.

“Kishte ardhur koha që prerja e pemëve të ndalohej sepse vëzhgimet tona tregojnë se zona aktuale pyjore nuk kalon 10 për qind të sipërfaqes së vendit. Në vitin 1943, një studim tregoi se sipërfaqja pyjore në Shqipëri ishte 83 për qind e të gjithë vendit,” tha ai.

Guri tha megjithatë se moratorium në vetvete nuk garanton sukses.

“Tani duhet të fillojë një proces energjik pyllëzimi dhe njerëzit duhet të nxiten ta bëjnë këtë gjë, jo përfaqësues të qeverisë. Në shumë raste, zyrtarë qeveritarë dhe përfaqësues të komunave vendas nuk tregohen të sinqertë për numrin e pemëve të reja të mbjella,” tha ai.

SHKARKO APP