Shqipëria në Panairin ITB Berlin 2026, Rama: Destinacion autentik mesdhetar që bën diferencën

Shqipëria po prezanton ofertën e saj turistike në Berlin, në një nga panairet më të mëdha të turizmit në botë, ITB Berlin 2026.

Kryeministri Edi Rama e cilësoi pjesëmarrjen në Berlin si një moment të rëndësishëm për ta pozicionuar Shqipërinë si destinacion autentik, duke theksuar se prezantimi përfshin natyrën, kulturën dhe përvojat lokale.

“Nga data 3 deri më 5 mars, Shqipëria prezantohet si destinacion autentik mesdhetar në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit ITB Berlin, që këtë vit shënon 60-vjetorin, me një axhendë të pasur dhe një stendë të ideuar nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit, për të sjellë një eksperiencë që ndërthur inovacionin, kulturën, bukuritë natyrore dhe përvojat lokale, së bashku me disa bashki, 30 turoperatorë dhe biznese shqiptare” shkroi Rama në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?