Shqipëria, një hap përpara Greqisë për reformën kadastrale

 

Shqipëria duket se ka ecur me ritme më të shpejta se sa Greqia në procesin e regjistrimit elektronik të tokave, ku kjo e fundit ka pasur vështirësi dhe keqmenaxhim fondesh nga BE-ja, shkruan Reuters…

Kur Greqia ka aplikuar për programin e saj të parë të shpëtimit në vitin 2010, vetëm dy vende në Evropë u mungonte një regjistër i kompjuterizuar i pronësisë së tokës dhe të përdorimit. Greqia dhe Shqipëria.

Ekspertë nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar identifikuan mungesën e sigurisë ligjore për të drejtat e pronësisë dhe përdorimit të tokës si një pengesë e madhe për investime, dhe zhvillimin ekonomik.

Pesë vite më vonë, Greqia ka përfituar shpëtimin e saj të trete nga kreditorët BE dhe FMN. Secili prej këtyre programeve ka bërë si prioritet përfundimin e regjistrit dixhital të tokës, i njohur si kadastër, ka shkruan Reuters.

Megjithatë, ka mbetur edhe më pak se gjysma për t’u realizuar ky projekt, pavarësisht se janë shpenzuar qindra miliona euro me asistencë teknike nga partnerët e BE-së.

Ndërkohë Shqipëria, shkruan Reuters, një fqinj shumë më i varfër në Ballkan që është ende një kandidat i largët për anëtarësim në BE, ka ecur me hapa më të shpejtë se Greqia dhe ka zbatuar një regjistër të tokës dhe hartën e dixhitalizuar, edhe nëse mbeten ende disa mangësi.

Gazetat greke e quajnë “turpin tonë kombëtar” procesin e zgjatjes pafund të kadastrave, që nisi në vitin 1995 me fondet e BE (që duhej të ishin kthyer ata para në vitin 2003), për shkak të keqpërdorimit.

Nga 50 miliardë euro të planifikuara për të mbledhur nga ky proces, në fund, u shitën asete publike për një vlerë prej 3.1 miliardë euro. Objektivi 50 miliardë eurosh është rifutur edhe në planin e tretë të shpëtimit.

Ekspertët shprehen se, procesi i regjistrimit elektronik të tokës është penguar nga vetë politika, për shkak të interesave personale./Monitor

SHKARKO APP