Shqipëria që s’ka për t’u bërë kurrë normale

Nga Mentor Kikia/Të pasurit duan të bëhen edhe më të pasur, të zhvasin, rrjepin, vjedhin, abuzojnë, me c’të munden. Pa rregulla, pa mëshirë. Tu kërkosh pesë kacidhe për një bamirësi, të shikojnë me habi. Tu kërkosh thasë me para për fushatën elektorale, t’i sjellin natën në seli. Të pushtetshmit duan të bëhen edhe më të pushtetshëm, duke e kthyer politikën në biznes, duke bërë aleancë me këdo, pa asnjë skrupull, për të vetmin qëllim, marrjen apo mbajtjen e pushtetit. Ndoshta si askund, më të pasurit janë ata që nuk kanë punuar, por janë pasuruar me taksat e atyre që kanë punuar. Korrupsioni dhe zhvatja janë bërë normë. Gjithcka komandohet e kontrollohet nga politika. Të gjithë e dinë tashmë se edhe të marrësh fryme varet prej saj. Ndaj të varfërit bëhen edhe më të varfër, edhe më të varur, edhe më servilë, edhe më lapanjozë, edhe me bythëlëpirës. Të vërfërit e dinë që politkanët, apo bandidët që veshin kostum politikani, ua blejnë votat me partë që u kanë vejdhur atyre dhe sërish e shesin atë.

Një punëtor i komunales në Tiranë po pastronte një pusetë me lopatë. Ndërsa përreth gropës, katër vetë me cigare në gojë i tregonin se nga duhet ta gërryente baltën që kishte mbushur gropën. Të pestë ata ishin në orar të punës, por katër ishin asistentë.

Mendoni se ka shpresë që gjërat do të ndryshojnë në këtë vend?

Unë them jo!

E ardhmja do të jetë edhe më e zymtë. Të rinjtë, që në shkollë të mesme po anëtarësohen në FRESSH, LRI dhe FRPD, sepse e kanë kuptuar se rruga e suksesit kalon përmes tyre.

SHKARKO APP