“Shqiponjat e Rrugës” japin gjak për fëmijët Talasemikë

sh2 sh3 sh4 sh5 sh6 sh7 sh8 sh9 sh10 shqipo

Njihen nga të gjithë si “Shqiponjat e rrugës”, dhe këtë fundviti kanë vendosur që t’i bëjnë një dhuratë krejt të veçantë fëmijëve të sëmurë me talasemi, jo lodra apo ëmbëlsira, por kanë dhuruar gjak që për talasemikët do të thotë jetë.

Thirrjes “Kush dhuron gjak, shpëton një jetë”, i janë bashkuar me dhjetëra motoristë që i kanë bërë apel shoqërisë që t’i bashkohen nismës si dhurata më e bukur për t’i dhënë buzëqeshje fëmijëve të sëmurë.

“Shqiponjat e rrugës” janë një nga grupimet më të madhe të motoristëve nga të gjitha trojet shqipfolëse, që veç dashurisë për të lëvizur me motor, anëtarët e saj të shumtë janë aktivë në nisma humane në ndihmë të njerëzve në nevojë, si dhe në promovimin e bukurive turistike të Shqipërisë dhe jo vetëm.

/Herion Mesi/ BW/

 

SHKARKO APP