Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 12:13 Elisa Spiropali: Popujt e kanë fuqinë të ndryshojnë edhe ata që pretendojnë se janë të përjetshëm Nga Elisa Spiropali, deputete e PS Serbët shprehën masivisht me votë vullnetin e tyre për ndryshim, duke mbyllur kështu, ndoshta përgjithmonë, epokën e dominimit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Protesta në Tiranë
  • Erjon Vishkulli
  • Topi i Artë
  • El Clasico
  • Erlind Sulo
  • Lugina e Preshevës
  • Ekranet e korruptuara
Lajmet e fundit
Në trend
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Protesta në Tiranë
  • Erjon Vishkulli
  • Topi i Artë
  • El Clasico
  • Erlind Sulo
  • Lugina e Preshevës
  • Ekranet e korruptuara
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Shqiptarët në Britani, analisti i BBC: Statistikat e Farage janë të pasakta, politikanët populistë shfrytëzojnë emigrantët

Intervista E martë, 9 Shtator 2025 18:01
Shqiptarët në Britani, analisti i BBC: Statistikat e Farage janë të pasakta, politikanët populistë shfrytëzojnë emigrantët
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Politikani populist i krahut të djathtë në Britani të Madhe, Nigel Farage u përfshi në një debat virtual me kryeministrin Edi Rama për emigrantët shqiptarë në Angli. Sipas tij gjatë korrikut se 1 në 50 shqiptarë në Angli, ndodhet në burg, gjë që u kundërshtua ashpër nga Rama i cili tha se raporti i vërtetë është 1 në 100.

Më vonë lideri i partisë “Reform UK”, Farage shpalli planin e tij për deportimin nga Angli të mijëra emigrantëve të paligjshëm. Në listën me 10 shtete të shpallur prej tij, nuk bën pjesë Shqipëria. Arsyet pse Shqipërinë nuk e ka bërë pjesë të planit të tij në “listën e zezë” nuk dihen. Ose ndoshta Rama arriti ta bindë dhe fitoi debatin me të. Sipas planit të Farage për emigracionin, bëhet fjalë për deportimin e 600 mijë emigrantëve të paligjshëm.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Elisa Spiropali: Popujt e kanë fuqinë të ndryshojnë edhe ata që pretendojnë se janë të përjetshëm

Elisa Spiropali: Popujt e kanë fuqinë të ndryshojnë edhe ata që pretendojnë se janë të ...

Tani
Protestat e studentëve, policia njoftim zyrtar: 10 të arrestuar, 20 persona në kërkim

Protestat e studentëve, policia njoftim zyrtar: 10 të arrestuar, 20 persona në kërkim

Para 1 ore
Fitore historike e studentëve në Serbi, Vučić humbet pushtetin

Fitore historike e studentëve në Serbi, Vučić humbet pushtetin

Para 1 ore

Për këto replika mes Ramës e Farage, analisti i njohur i BBC për Evropën Qëndrore dhe Juglindore, Gabriel Partos, ka dhënë një intervistë për Report Tv. Pas daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, analisti Gabriel Partos thotë se politikanët britanikë përdorin retorikën e emigrantëve për populizëm.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Si e vlerësoni debatin virtual mes Nigel Farage dhe Kryeministrit Edi Rama për emigracionin e paligjshëm, a është thjesht retorikë politike, apo zbulon çështje më të thella në marrëdhëniet Mbretëri e Bashkuar-Shqipëri?

Gabriel Partos: Përplasja në rrjetet sociale këtë verë mes Nigel Farage dhe Edi Ramës ishte një rast tipik i politikanëve që përdorin retorikën për të forcuar mbështetjen publike. Karriera politike e z. Farage është ndërtuar mbi retorikën kundër emigrantëve dhe të huajve. Arritja e tij më e madhe në bashkëpunim me krahun e Boris Johnson-it në Partinë Konservatore ishte largimi i Mbretërisë së Bashkuar nga BE pas referendumit të vitit 2016.

Pas Brexit, nuk është më e mundur të fajësohet BE për problemet ekonomike dhe sociale të Mbretërisë së Bashkuar, ndaj tani partia ‘Reform UK’ e z. Farage është përqendruar tek emigrantët. Ironikisht, kjo është bërë më e lehtë, pasi pas Brexit, emigracioni i ligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar është rritur për të mbushur vendet e punës që lanë qytetarët e BE-së. Për më tepër, mbërritja e emigrantëve të paligjshëm me varka të vogla përmes Kanalit Anglez është rritur ndjeshëm vitet e fundit.

Kjo ndodh pjesërisht sepse Mbretëria e Bashkuar tani është jashtë BE-së dhe është shumë më e vështirë të kthehen azilkërkuesit në Francë. Z. Rama, pa dyshim, përfiton politikisht në vendin e tij duke mbrojtur shqiptarët në MB dhe duke refuzuar përpjekjet për t’i portretizuar si kriminelë. Në përgjithësi, marrëdhëniet dypalëshe mes MB dhe Shqipërisë janë përmirësuar ndjeshëm vitet e fundit. Kjo pasoi marrëveshjen mes ish-Kryeministrit britanik Rishi Sunak dhe z. Rama në fund të vitit 2022, e cila i dha fund valës së madhe të shqiptarëve që kalonin Kanalin drejt Mbretërisë së Bashkuar për të kërkuar azil.

Sa të besueshme janë statistikat e përdorura nga z.Farage në këtë debat? A janë shifra të fryra që stigmatizojnë padrejtësisht shqiptarët?

Gabriel Partos: Statistikat për numrin e shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar janë të pasakta. Pretendimi i z. Farage se një në 50 shqiptarë në MB ndodhet në burg bazohet në një vlerësim prej 53,000 banorësh të lindur në Shqipëri. Sipas regjistrimit të popullsisë në MB në vitin 2021, në atë kohë kishte 68,000 shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar. Megjithatë, ky numër konsiderohet si nënvlerësim, dhe një raport i parlamentit britanik në vitin 2023 e vlerësonte numrin e shqiptarëve në rreth 140,000.

Pse kjo mospërputhje?

Shumë shqiptarë kanë ardhur në Mbretërinë e Bashkuar në vitet e fundit pa dokumente të rregullta. Ata janë zhdukur në ekonominë “gri” të paregjistruar (dhe ndonjëherë në botën kriminale).Kjo është e lehtë për t’u realizuar në Mbretërinë e Bashkuar, pasi nuk ka kartë identiteti kombëtare. Shqiptarët që kanë hyrë në mënyrë të paligjshme nuk kanë interes të regjistrohen në regjistrimin e popullsisë.Për më tepër, një numër i madh shqiptarësh kanë ardhur në Mbretërinë e Bashkuar nga vende të tjera, sidomos nga Italia dhe Greqia. Në shumicën e rasteve, origjina e tyre shqiptare nuk regjistrohet derisa të përballen me ligjin dhe të burgosen. Duket se raportimi nga media anti-emigrante mbi nivelin e kriminalitetit shqiptar bazohet më shumë në hiperbolë sesa në fakte.

Përtej çështjes së emigracionit, komuniteti shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar jep kontribute të rëndësishme në biznes, art dhe akademi, me figura të njohura si Lea Ypi, Dua Lipa, Rita Ora, etj. Pse mendoni se kjo narrativ pozitive përmendet kaq rrallë në diskursin publik?

Gabriel Partos: Politikanët, sidomos ata të tipit populist siç është z.Farage e dinë mirë që një nga mënyrat më të sigurta për të rritur mbështetjen është duke ngritur frikë dhe pasiguri tek qytetarët. Në një kontekst ku në Mbretërinë e Bashkuar si edhe në pjesë të tjera të Evropës ka shqetësime serioze për inflacionin, çmimet e larta të banesave, problemet në kujdesin shëndetësor publik dhe dështimin e qeverive të njëpasnjëshme për të menaxhuar emigracionin e paligjshëm, politikanët populistë zakonisht zgjedhin t’i sulmojnë emigrantët. Është më e lehtë të përfitosh politikisht nga zemërimi dhe zhgënjimi i njerëzve dhe të fajësosh emigrantët sesa të theksosh kontributin që ata japin në shoqëri. Ky është një mësim që politikanët populistë dhe nacionalistë e kanë mësuar prej kohësh dhe vazhdojnë ta zbatojnë në kërkim të pushtetit.

Etiketat e lidhura

Nigel Farageramashqiptare
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Elisa Spiropali: Popujt e kanë fuqinë të ndryshojnë edhe ata që pretendojnë se janë të përjetshëm
Tani

Elisa Spiropali: Popujt e kanë fuqinë të ndryshojnë edhe ata që pretendojnë se janë të përjetshëm

Legjionarët/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami
Para 10 minutash

Legjionarët/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami

Erion Veliaj: Protestat studentore nuk janë “fundi i botës”, por fundi i “një bote”!
Para 12 minutash

Erion Veliaj: Protestat studentore nuk janë “fundi i botës”, por fundi i “një bote”!

Taulant Balla: Studentët tanë të marrin shembull nga studentët e Serbisë, të përballen me PS-në me votë
Para 23 minutash

Taulant Balla: Studentët tanë të marrin shembull nga studentët e Serbisë, të përballen me PS-në me votë

Më të lexuarat

1 Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 5 orësh

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

2 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 18 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 16 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 14 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.