Shqiptarët po konsumojnë më shumë kafe

Importi i kafes gjatë 11- muajve të 2015-ës u rrit me 20 %. Sipas statistikave fiskale të publikuara nga ministria e Financave, gjatë 11-mujorit të vitit 2015 u importuan 7,805 ton kafe.

Krahasuar me 11-mujorin e vitit 2014, gjatë periudhës janar-nëntor të këtij viti u importuan 1,073 ton kafe më shumë. Në 11-mujorin e vitit 2014 u improtuan 6,732 ton kafe.

Por, gjatë muajit nëntor të këtij viti u importuan 573 ton. Krahasuar me muajin nëntor të vitit 2014 importi i kafes në muajin nëntor të këtij viti është rreth 121 ton më pak. Në muajin nëntor të vitit paraardhës u importuan 694 ton kafe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Importi i kafes gjatë 11 mujorit janar-nëntor në 5 vitet e fundit në sasi:

Swiss Digital Mobile Reklama

Viti Sasia

2010 669

2011 605

2012 307

2013 408

2014 694

2015 573

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?