Shqiptarët, populli më i politizuar i Europës, tesere partie për…

Politika është “ushqim” në tavolinat e shqiptarëve, të cilët janë “kurorëzuar” edhe si populli më i politizuar i Europës. Referuar një sondazhi të përbashkët të Bankës Botërore dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, të cilat kanë pyetur 51 mijë familje në 29 vende të ndryshme të Europës dhe Azisë Qendrore. 

Në Shqipëri rreth 21 përqind e popullsisë është e anëtarësuar në një parti politike. Sipas BERZH-it, e ndarë sipas gjinisë rezulton se 15 përqind e grave dhe 27 përqind e burrave shqiptarë kanë në xhep teserën e një partie politike.

Kjo është shifra më e lartë jo vetëm në Europë, por edhe ndërmjet ekonomive të ngjashme në zhvillim. Pas Shqipërisë, vendi i dytë më i politizuar renditet Mongolia, ku pjesa e popullsisë që rezulton e anëtarësuar në një parti politike është rreth 17 përqind.

Siç duket ka dhe të tjera shkaqe se pse shqiptarët dynden tek partitë. Shumë prej tyre mbajtja e një tesere partie në xhep është rruga më e lehtë për një vend pune apo për një të ardhme më të mirë ekonomike, të paktën kështu shpresojnë.

SHKARKO APP