Shqiptarët që sunduan Rumaninë
Është e shpeshtë shprehja se shqiptarët janë dëshmuar më shumë jashtë atdheut. Këtë e dëshmon edhe familja Gjika, që ka sunduar në Rumani, nga shekulli XVII. Me origjinë ilire ishin afro 30 perandorë romakë dhe së paku gjashtë të Bizantit. Madje, mendohet se edhe dinastia e maqedonasve, komnenëve, dukasëve, paleologëve dhe katakuzhinëve ishin të afërt me shqiptarët. Përmendet shpesh se si shqiptarët kanë dhënë kontribut të madh edhe në Perandorinë Otomane. Në këtë perandori numërohen jo pak se 39 kryeministra me origjinë shqiptare. Ndërsa, një shqiptare ishte Valide Sulltane – nëna e sulltan Mehmeti të IIItë. Po ashtu, ishte një dinasti sundimtarësh në Egjipt, që nga fillimi i shekullit XIX e deri më 1953; katër Papë të Kishës Katolike ishin nga këto troje; e me origjinë shqiptare ishte edhe dinastia mbretërore e Serbisë: Karagjorgjët! Por, ajo që dihet pak është se edhe me Moldavinë dhe Vllahinë (toka rumune) kanë sunduar princërit me origjinë shqiptare: familja Gjika. Që nga shekulli XVIItë, ata dhanë një seri e shkëlqyeshme të përfaqësuesve, të elitës që mbulonin një gamë të gjerë sociale. Nga kjo familje dolën vojvodë, dinjitarë, ministra, politikanë, diplomatë, ushtarakë dhe personalitete fetare, e deri tek shkencëtarët dhe personalitete të kulturës, dashamirë të arteve të bukura dhe të bukurisë. Vepruan jashtë atdheut, por nuk e harruan atë kurrë, sepse sa herë që ju dha rasti, treguan origjinën e tyre shqiptare pa asnjë ngurrim, shkruan Telegrafi. Është fakt që Gjikajt kanë origjinë shqiptare dhe që shpesh dëgjohet të thuhet se kanë ardhur nga Maqedonia, më saktësisht nga Jugu i Shkupit, Velesi, që është quajtur edhe Köprülü – emër i themeluesit të një familjeje të madhe fisnike të vezirëve të mëdhenj osmanë (familja e Qyprillinjve që dhanë gjashtë vezirë dhe e dërguan Perandorinë Otomane deri në dyert e Vjenës), që në njëfarë mënyre i ndihmoi Gjikajt të ngjiteshin në rangjet e larta shoqërore. Familja Gjika sundoi në Vllahi dhe Moldavi. Emrat e princërve janë si më poshtë: