Shqiptarja që shkëlqeu në “The Voice of Belgium”

The Voice”, është një ndër produksionet muzikore që ka nxjerrë gjithmonë talente shqiptare nëpër botë. Belinda Iberhysaj nga Deçani i Kosovës, është këngëtarja e fundit që ka mrekulluar skenën e “The Voice”, që garon në shtetin e Belgjikës. Ajo ka shkëlqyer me performancën e saj mbresëlënëse duke i bërë për vete të gjithë trajnerët, e kështu ata u kthyen që në katër sekondat e parë të këngës. “Ho Hey” është kënga që kishte përzgjedhur Belinda e që bëri që publiku të qante duke e përjetuar këngën, por edhe sytë e saj në fund u mbushën me lot . Të gjithë trajnerët e rrethuan dhe e përkrahën fuqishëm. Në fund pas shumë debateve mes trajnerëve se kush do ta merrte ajo zgjodhi këngëtaren e njohur amerikane që jeton në Belgjikë, Beverly Jo Scott.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?