Shqiptarja rrëmben çmimin Miss Glamour në Bullgari (FOTO)
17 vjeçarja me origjinë nga Puka, por me banim në Durrës, Eva Furriku ka marrë pjesë në garën e bukurisë “Super Model Universe 2015” që është mbajtur në Bullgari. Bukuroshja ka rrëmbyer çmimin e “Miss Glamour” në këtë garë. Kjo nuk është hera e parë që Eva pjesë në të tilla kompeticione. Më heët ajo ka fituar çmimin “Miss Inteligjenca” në qytetin e Durrësit, ku më pas Drejtori Nacional i Shqipërisë dhe Kosovës, Shpejtim Zejneli e ka përzgjedhur atë të përfaqësoj Kosovën në garën e bukurisë së mbajtur në Bullgari.
17 vjeçarja aktualisht është maturante në gjimnazin Leonik Tomeo në Durrës, ku spikat për rezultatet e larta në mësime.