Shqyrtimi i mandateve të anëtarëve të GJK, PD letër Peleshit: Duam përfaqësuesin tonë në mbledhje
Më 16 tetor pritet të mbahen seanca për shqyrtimin e fillimit dhe mbarimit të mandatit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, PD i ka kërkuar kryeparlamentarit Niko Peleshi që të ketë në këtë mbledhje edhe përfaqësuesin e saj. Në kërkesën e firmosur nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi, kërkohet që përfaqësues i PD-së në këtë mbledhje të jetë Marash Logu, i cili është edhe këshilltari ligjor i grupit parlamentar të PD-së. Selia blu ka kërkuar që Logu të akreditohet në mënyrë që seanca për shqyrtimin e afateve të mandateve të Gjykatës kushtetuese, të jetë gjithëpërfshirëse dhe e hapur.
KOHA JONË SONDAZH


