Shtegu Theth-Valbonë, Rama poston videon: Projekti i ri i Alpeve përmirëson infrastrukturën, përvojë më e mirë për turistët

Parku Kombëtar i Alpeve, një nga destinacionet më të vizituara natyrore në Shqipëri dhe shtegu i njohur Theth-Valbonë, që përshkohet çdo vit nga mijëra turistë vendas dhe të huaj, po ofron një përvojë më të përmirësuar për vizitorët.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje prej këtij shtegu, teksa u shpreh se kjo është rezultat i një projekti të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, i cili përfshin ndërhyrje përgjatë 15 kilometrave për përmirësimin e infrastrukturës dhe sinjalistikës orientuese, ngritjen e ballkoneve panoramike, krijimin e platformave pushuese dhe zonave rekreative.

”Parku Kombëtar i Alpeve dhe veçanërisht shtegu Theth-Valbonë që përshkohet nga mijëra turistë të natyrës çdo vit, ofron një përvojë të përmirësuar për gjithë vizitorët, falë projektit të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, një ndërhyrje gjatë 15 kilometrave në përmirësimin e infrastrukturës dhe sinjalistikës orientuese, ngritjen e ballkoneve panoramike, ngritjen e platformave pushuese dhe krijimin e zonave rekreative”, shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?