“Shtëpiaket e vërteta të ISIS-it”, parodi për gratë e terroristëve (Video)

“The Real Houswives of Isis”. Formati portretizon atë të famshmin, të shtëpiakeve të pasura të Nju Jorkut dhe të Bevërli Hills. Protagoniste të kësaj gjetjeje të re televizive, e cila do të shfaqet në BBC Two, këtë herë janë gratë e terroristëve që tregojnë jetën e tyre të përditshme përpara telekamerave. Janë gra që flasin për jelekë eksplozivë, si veshje të zgjedhura në butik ose për disa nga bashkëshortët e tyre, që kanë hedhur veten në erë në ndonjë atentat.

Por ka pasur edhe nga ata që me shprehjen “duhet të kryej një atentat dhe nuk kam asgjë për të veshur”, nuk kanë gjetur asgjë për të qeshur. Ose që ka gjetur pasazhe shumë të forta si “jam vejushë e gjashtë burrave dhe tani, bumm, jam vejushë e shtatë të tillëve”, gjithçka e shoqëruar nga skena ku gratë islamike bëjnë ‘selfie’ dhe përdorin hashtag.

Megjithatë, në rrjetet sociale, populli i ueb-it është indinjuar me këtë tip satire të pëpërshtatshme pas problemit të vërtetë dhe kërcënimit të rëndë të terrorizimit në ditët e sotme. Por ka pasur edhe nga ata njerëz që e kanë gjykuar kurajoze zgjedhjen e BBC, sepse çliron frikën nga çdo shantazh apo koment negativ.

SHKARKO APP