Shtëpitë më të shtrenjta në Britaninë e Madhe (FOTO)

Duket se tendenca e fundit është një shtëpi në Britanin e Madhe, por sa mund të kushtojë një shtëpi aty, krahasuar me çmimin normal të tregut?!

Sipas Dailymail çmimi i shitjeve të shtëpive në Britani është 58 herë më i lartë se çmimi i tyre normal, shifra që llogariten në rreth £10 milion.

Kjo është pikërisht një prej rasteve kur luksi dhe arkitektura e ndërtimit të shtëpive, rrit në vlera të larta çmimin e vilave luksoze.

Pyetja që i bën kuriozë të gjithë është pikërisht se çfarë kanë më shumë këto vila që arrijnë të kuotohen në shifra marramendëse krahasuar me çmimet normale të tregut?!

Një pishinë, një SPA si dhe një ekip i tërë i sigurisë së lartë janë edhe detajet që i bëjnë këto vila kaq të shtrenjta, por nuk mbaron me kaq.

Biznesi i pasurive të patundshme duket se do të jetë gjithmonë në rritje, burime këto që vërtetohen nga shuma marramendëse e një vile të shitur prej £ 140 milion kohët e fundit në Britani.

Gjithsesi pagesa e këtyre pronave me këtë vlerë marramendëse nuk përfundon këtu pasi të blesh një prej tyre do të thotë edhe pagesa shtesë për detyrimet tatimore, qeranë e tokës së bashku me një pagesë vjetore të tokës prej £ 32,000. 

SHKARKO APP