Shteti është “roja i natës”

Nga Muhamed Kavaja

Si çdo institucion i shtetit që nëfund tëçdo viti bën një analizë për arritjet e dobësitë në drejtim të objektivave të vendosura, edhe Institucioni i KLSH-së bëri analizën e punës së tij për vitin 2014, me qëllim përmirësimin e punës në të ardhmen. Por ndryshe nga institucionet e shtetit që kanë synim të tregojnë  performancën e tyre, duke bërëkrahasime me paraardhësit dhe gjendjen e rëndëtëinstitucioneve pas rotacionit, KLSH, siç  e kemi shprehur dhe në shkrime të mëparshme, nuk krahasohet me paraardhësit, por vetëm me arritjet e veta, vit pas viti, në këtë periudhë tre vjeçare. Kjo kohë, tashmë, është e mjaftueshme për tënxjerr nëpah arritjet e qëndrueshme, fakte tëcilat shprehen dhe në konkluzionet e ndërkombëtarëve mbi punën e mirë të auditit të jashtëm në Republikën e Shqipërisë. Postulati : “Kontrollin nuk e dëshiron njeri”, është i pranuar gjerësisht, si brenda dhe jashtëvendit, në të gjitha nivelet e nëpunësve që ushtrojnë detyrën e auditimit. Ështëfjala për  KLSH, qëauditon  në fushën e përputhshmërisë e tëligjshmërisë, si një lloj kontroll – revizioni. Por kur flitet për faktin e ligjit tësapo miratuar nga Kuvendi “Për Organizimin e Funksionimin e KLSH-së”, ku i është shtuar si mision dhe auditimi i performancës dhe sistemeve të IT, çështja bëhet më serioze për arsyen e thjeshtëse, personat që nuk do ta dëshironin kontrollin shtetëror,do të ishin pikërisht “high class” e drejtuesve tëinstitucioneve, të cilët  janëmësuar që, atë që ka të bëjë me tre “e” : “Ekonomicitetin”, “Efiçencën” dhe “Efektivitetin”, pra, perfomancën e përdorimit të fondeve, ta matnin vetë, ta raportonin vetë dhe të shpërblenin vetveten për arritjet duke krijuar dhe një lloj “deliri”, i cili të përfshinte të gjithë hallkat e shtetit.  Ka gati njëçerek shekulli identifikimi i këtij fenomeni që përsëritet te organet e qeverisjes  qendrore dhe atyre vendore, por ka dhe njënevoje tëdomosdoshme tëkëtyre organeve publike për të kaluar në një auditim të plotë të veprimtarisë së tyre shtetërore bazuar në dispozitat e Kushtetutës së RSH dhe standardeve tëauditimit të INTOSAI-t. Ishte pikërisht kjo edhe njënga arsyet e domosdoshme që Kryetarit i KLSH-së tëbashkëpunonte me organizmat ndërkombëtare, nëtëcilat KLSH aderon, për tëparaqitur në Kuvend miratimin e ligjit të ri “Për organizimin e funksionimin e KLSH-së”, në të cilin përfshihet edhe  auditimit i performancës dhe i sistemeve të IT.  Me këtërast duhet përmendur edhe merita e Presidentit tëRepublikës, z.Bujar Nishani, i cili, jo vetëm ka qenë i angazhuar nëmbështetje tëligjit tëri për KLSH, por edhe për rikthimin e këtij ligji në Kuvend, kohët e fundit, për ndryshime që lidhen me forcimin e pavarësisë së institucionit tëKLSH, gjë, e cila, pavarësisht se nuk ndjehet e munguar sot për meritëtëKryetari tëKLSH, por ajo është diçka që i shërben institucionit të KLSH si njëgaranci e shtuar, si një rast juridik hipotetik për të cilën është shprehur, me të drejtë, Gjykata Kushtetuese, me vendim të vitit 2002. Kërkesa për  miratimin e ligjit tëri për KLSH nuk erdhi si objektiv për të qenë thjesht në letër, por erdhi si rezultat i punës këmbëngulëse tre vjeçare për modernizimin e institucionit të KLSH dhe forcimit të marrëdhënieve me institucionet homologe ndërkombëtare. Pra, e thënë në terma komercial, u punua e punohet përditë e më shumë në drejtim të Etikës, Integritetit e Profesionalizmit të audituesve, si dhe në drejtim të përgjegjshmërisë e paanësisë së institucionit në përmbushje të ligjshmërisëkushtetuese. Kjo punë, fatmirësisht, është e matshme me numrin e auditimeve të ushtruara dhe  numrin e zbulimeve të dëmeve të shkaktuara shtetit, për tëcilat janë tregues dhe kallëzimet penale të depozituara në Prokurori. Në këtë shkrim, jam i vetëdijshëm se nuk bëhet fjalëpër analizë krahasuese me analizat  e zhvilluara si rutinë e përvitshme, apo për të treguar arritjet pompoze dhe faktin se qëndrueshmëria në arritje është më e rëndësishme se vetë arritja. Shqetësimi është se sfida e punës audituese e KLSH-së, në përmbushje të detyrimit ligjor ( ligjit të ri të sapo miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, në datën 29 janar 2015) për Auditim tëPerformancës, kërkon domosdoshmërisht një bashkëveprim e mirëkuptim tëtëgjithëinstitucioneve shtetërore me institucionin e KLSH-së. Shteti është “roja i natës” thotë Kanti. Kthimi në “gjumë” është rruga më e lehtë por e dhimbshme për publikun, taksapaguesit, që mendojnë se e kanë “rojën” zgjuar.

*Kryetari i Shoqatës “Lidhja e Kontrollorëve Shqiptarë”

 

 

SHKARKO APP