Shtiret si mashkull, dënohet me dy vjet e gjysmë burg

Anglezja Gema Barker, e cila ka arritur që të joshë seksualisht tri vajza të moshave ndërmjet 15 dhe 16 vjeç nga shkolla e saj e mesme duke u maskuar si tre djem të ndryshëm, është dënuar me dy vjet e gjysmë burg. Vajzat e mashtruara janë shprehur se është shumë vështirë “kur të thonë se personi të cilin e dashuron dhe me të cilin planifikon ta kalosh jetën, nuk është real”. Madje njëra prej tyre ka theksuar se nga pikëllimi ka dashur ta vrasë veten. 19-vjeçarja Gema ka pasur tre identitete të ndryshme djemsh. Për secilin prej tyre ka krijuar imazh të ndryshëm dhe profil në Facebook. Duke u shtirur si mashkull, ajo ka arritur që të krijojë lidhje romantike me adoleshentet dhe është puthur dhe përkëdhelur me to. Dyshimi kishte lindur kur “tre djemtë” asnjëherë nuk ishin shfaqur në të njëjtin vend së bashku dhe veç kësaj, “ata” ngjanin shumë me njëri-tjetrin. Vajzat fillimisht kishin menduar se është i njëjti mashkull që po del me të treja, por pasi u akuzua për abuzim seksual, Gema ka zbuluar se është femër.

SHKARKO APP