Shtrohet në spital nga Covid-19 bashkëshorti i Almeda Abazit

Aktori i famshëm turk, Tolgahan Sayisman, raportohet se është infektuar me koronavirus.

Mediet turke raportojnë se aktori është shtruar në spital për shkak të COVID-19, ndërsa po vazhdon të trajtohet për virusin.

Tolgahan Sayisman ka qenë shumë i suksesshëm në karrierën e tij televizive me personazhin e Mustafait në “Elveda Rumeli” e në shumë të tjerë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tolga ka azhurnuar fansat në rrjete sociale me informacione të reja rreth shëndetit të tij, “Ne kemi vendosur të vazhdojmë trajtimin në spital. Unë u bëjë thirrje të gjithëve të jenë më të kujdesshëm”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sayisman për publikun shqiptar u bë më i njohur me rolin e “Çënar” në serialin “Lale Devri”, i cili filloi në shtator të vitit 2010 dhe zgjati deri në 2014.

Ai gjithashtu është i martuar me një shqiptare, modelen dhe aktoren Almeda Abazi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?