Shtyhet deri më 15 korrik afati për pagimin e borxheve të energjisë elektrike

 

Shtyhet afati për skemën lehtësuese për pagesat e prapambetura.

Qytetarët mund t’i paguajnë borxhet e energjisë deri më 15 korrik.

Kjo u bë me dije nga ana e ministrit të Energjisë, Damian Gjiknuri.

Ka pasur një numër të lartë që e kanë pasur të pamundur për të hyrë në skemën lehtësuese të përfitimit.

300 mijë qytetarë përfituan nga skema deri më 31 mars, 200 mijë të tjerë jo.

200 mijë qytetarë mund t’i paguajnë borxhet e energjisë deri më 15 korrik” tha ministri Gjiknuri në një prononcim për median, në prani dhe të kreut të OSHEE-së.

Vendimi për shtyrjen u mor për shkak se ka pasur ende kërkesa për të përfituar nga kjo kërkesa.

SHKARKO APP