Shtyhet gjyqi në GJKKO ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Gjykata e Posaçme ka shtyrë për më 19 janar seancën e radhës të shqyrtimit paraprak ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe të pandehurve të tjerë.
Sipas burimeve zyrtare, shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e dy avokatëve mbrojtës, mes tyre edhe avokatja kryesore e caktuar për mbrojtjen e Veliajt. Përmes një emaili, avokatja ka kërkuar shtyrjen e seancës, duke argumentuar se ndodhej jashtë vendit.
Në seancën e sotme nuk ka qenë i pranishëm as kryebashkiaku Erion Veliaj.
Seanca e ardhshme pritet të zhvillohet më 19 janar, ku Gjykata e Posaçme do të vijojë me shqyrtimin paraprak të çështjes.
KOHA JONË SONDAZH

