Shtyhet seanca në GJKKO për Arben Ahmetajn
Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në datën 27 prill, ora 13:30, seancën gjyqësore ndaj ish-zv/kryeministrit, Arben Ahmetaj, për çështjen e Buka Sh.a.
Mësohet se shkak për shtyrjen u bë mungesa e avokatit Henrik Logori.
Po ashtu bëhet e ditur se ky i fundit përmes një e-mail, ka kërkuar shtyrjen e seancës për shkak të një angazhimi në Shkollën e Magjistraturës.
Çështja e njohur si “Buka”, për të cilin Ahmetaj po hetohet, ka të bëjë me privatizimin e kompanisë së bukës, ku asetet e shtetit dhe te privatëve janë rivlerësuar me çmimet e tregut, sikundër kërkohej nga vendimet e gjykatave në atë kohë.
SPAK thotë se hetimet e deritanishme kanë treguar se Ahmetaj shpërdoroi detyrën duke favorizuar për të privatizuar shoqërinë “Buka sha”.
KOHA JONË SONDAZH

