Shtyhet tenderi për Durrës-Kukës
Fituesi i tenderit për koncesionin e rrugës Durrës-Kukës do të përzgjidhet në bazë të ofertës së tarifës që kompania do të vendosë për qytetarët, te cilët do të kalojnë në këtë rrugë.
Tenderi u shty edhe me dy javë të tjera për shkak të kërkesave që kishin bërë 4 kompanitë ofertuese, pasi nuk kishin bërë ende gati vlerësimin financiar.
Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, sqaroi se ende nuk dihet se sa do të paguajnë kalimtarët e këtij aksi, por tha se vlera e investimi i firmës që do e marrë mirëmbajtjen e saj është e konsiderueshme.
Ndërkohë, Ministria e Transporteve ka arritur që të zgjidhë konfliktin me firmën “Aktor”, e cila është duke përfunduar rrugën nacionale Tiranë-Elbasan.
Ai tha se mungesa e studimeve për lëvizjet sizmike dhe rrëshqitjen e dherave kanë sjellë këtë situatë, por kostot për ndërtimin e këtij loti do t’i ngarkohen kompanisë.