Shushunja

Nga Ilir Levonja- Si i tha Koçua mbrëmë shqiptarëve. Endrra ime të isha deputet i popullit.

O popull…, o regjim i rrëzuar. Shkelur. Nëpërkëmbur. Përdhosur.

O popull…, gjumash. Zgjohu. Si na thoshin dikur. Përmes interpretimit estetik. Si të zbërthenim atë simbolin e Bilbilit. Simbolin dhe mesazhi i përçuar përmes. ”A çil kafazi, bylbyl fluturo/ ndër pyje e ograja, bylbyl shpejto ”. Dhe atëherë e kishim me atë armikun e madh. Turqinë. Atë të huajin. Pa e menduar asnjëherë se ka brenda nesh. Aq shumë shushunja. Që, mirë se  po na pinë gjakun. Por edhe po na tallin. Shushunja që duam apo nuk duam, ia kanë kaluar edhe turkut vet.

Aq shumë shushunja që, me qejf na mbajnë tek Turqia. Si e si të ngopen me gjakun tonë. Të tresin tejngopjen me ne.

Dhe që ta marrim vesh, ky pushtimi i brendshëm. Ky i shushunjave, është më mizor se ai i Turqisë.

Pushtimi i shushunjave, është më i keq se çdo pushtim tjetër. Vetëm për një fakt. Mashtrimin. Le të flasi kushdo për nder, reputacion të pastër. E aq më keq, në emër të popullit.

Kjo është absurde.

Oj deputet i popullit, tha. Thuaj shushunja e popullit. Dhe të lumtë kur ke gjetur. Si nuk u ça televizori. Si nuk plasi qielli i Shqipërisë.

Që ta marrim më shkoqur. Këtë punën e këtij shushunjit. Që intepreton ligjin kushtetues. Duke u justifikuar se mandati im zyrtarisht fillon pas betimit si deputet. Në orën kaq e aq. Kështu që jam në rregull se, i bie që të shpallesha i tillë, plot pas 6 orësh pasi kisha hequr dorë nga kompania ime.

Në fakt po i thua popullit. Se, gjithë qejf të neveritshëm…, e shikoni, ua hodha.

Deputetllëku shushunjë… Eshtë moral sepse njerëzit besojnë tek ty. Moral i fortë, më i fortë se çdo interpretim teknik me sukses të lig si puna e atij që dredhon dyersh e koridoresh. Që ia mora vulën këtij. Ia hodha atij.

Eshtë moral shoqëror. Njerëzit. Shoqëria. Të japin jetën ndër duar.

Të thonë, na drejto. Na vish bukur. Na bë të jetojmë më bukur.

Për së pari…, deputetllëku yt ka filluar me një mashtrim të madh. Sepse çfarë i ke thënë njerëzve në fushatë bie ndesh me moralin

Për së dyti…, duhet tu ngulet të gjithëve në kokë. Në kësi situata, ku mashtrimi ia bën muuuuuu. Deputellëku fillon që nga rregjistrimi si kandidat, marrja e mandatit nga Komisioni. Kështu që bërja e betimit është akt onorifik. Jo në nder të deputetllëkut, por traditës së Institucionit.

Për së treti…, për gjithë këtë mashtrim të nisur faqe shoqërisë. Duhet të flasi ndryshe drejtësia. Po aty vetëm drejtësi nuk ka. Dhe s’ka si të ketë. Deri sa vendin e kanë marrë peng shushunjat.

Ndaj nuk na mbetet gjë tjetër të themi. O popull, o regjim i rrëzuar. Zgjohuuuuuuu.

SHKARKO APP