Si do të flasim pas 100 viteve?

Si do të flasin njerëzit pas 100 viteve? Ekspertët gjuhësorë thonë se 90 për qind e gjuhëve dhe dialekteve do të zhduken si pasojë e migrimit

Linguistët e Universitetit Columbia parashikojnë që vetëm 600 gjuhë do të mbesin në vitin 2115. Kjo për shkak të lëvizjeve të popullsisë dhe prindërve të cilët nuk do ua mësojnë fëmijëve të tyre gjuhën amtare. Kjo do të ndodh vetëm në disa pjesë të botës.

Dr John McWhorter thotë se gjuhët po ashtu do të jenë shumë me të thjeshta. Pajisjet e përkthimit do të jenë të mjaftueshme që ta bëjnë dallimin në mes të diversitetit gjuhësorë. Ai thotë se skenari që të mbetet vetëm një gjuhë universale është i “pamundur.

Tashmë vizionet shkencoro-fantastike për të ardhmen e planetit, mund të fokusohen kryesisht për fluturime në hapësirë, me makina fluturuese, por në Botë e pas 100 viteve nuk do të duket ndryshe vetëm në këtë aspekt, ndryshe do të jetë edhe në tingullin e fjalëve të saj.

Derisa sot ka më shumë se 6000 gjuhë që fliten globalisht, më pak se 600 pritet që të mbijetojnë deri në vitin 2115, dhe ato në një version më të thjesht sa i njohim sot, thotë njëri prej linguistëve më të njohur.

Ai thotë për MailOnline që shpikjet e avancuara teknologjike si pajisje përkthyese do të jenë të mjaftueshme për të ruajtur diversitetin gjuhësor në tokë.

Duke shkruar një shkrim në gazetën Wall Street Journal, Dr John McWhorter thotë se brenda një shekulli do të këtë “shumë më pak gjuhë të folura”, të cilat do të jenë shumë më pak të komplikuara sa që janë sot – sidomos në mënyrën se si do të fliten ato.

Studiuesi amerikan, filozofi dhe eksperti i muzikës në Universitetin e Columbia parashikon që 90 për qind e gjuhëve do të vdesin duke mbetur në vetëm 600 gjuhë të folura.

Ai thotë kjo do të ndodh për shkak të procesit të globalizimit. Kjo për shkak se njerëzit do të migrojnë nëpër zona të reja, kultura që do të mbesin më të fragmentuara.

Kulturat më pak të njohura dhe gjuhët e tyre unike e kanë vështirë të mbijetojnë, duke bërë që më shumë të fliten gjuhë të atilla si anglishtja dhe kinezishtja të cilat do ti përpinë dhe do t’i zhdukin ato nga faqja e dheut.

Kjo tashmë ka ndodhur në disa vende për shkak të kolonializmit, sidomos të Amerikës dhe Australisë për shembull, ku shumica e gjuhëve amtare janë zhdukur apo janë duke vdekur.

Lëvizja e njerëzve nëpër vende të ndryshme për të gjetur punë, për shembull, po ashtu mund të shkaktojë të njëjtin problem.Dr McWhorter beson që në rrezik janë edhe folësit e gjuhëve që jetojnë në grupe të vogla të cilët do të ndalojnë mësimin e gjuhës amtare për fëmijët e tyre sepse pas një kohe ata do të mendojnë se kjo është e paarsyeshme.

Nëse nuk mësohet shkrimi i një gjuhe, ajo mund të kalojë vetëm te një gjeneratë dhe mandej të zhduket.

“Si shtesë e kësaj ka vetëm pak gjuhë, e po ashtu edhe pak kultura, por edhe nëse janë 600 kultura gjuhësh, njerëzit në të ardhmen nuk do ta shohin vetëm duke jetuar në një botë mono-gjuhësore”, thotë ai për MailOnline.

Ai thotë që realiteti shkencoro-fantastik ku çdo kush në Botë do ta flet një gjuhë të vetme, një gjuhë të kuptueshme dhe universale është i “pamundshëm”, ashtu siç është i pamundur skenari i Kullës së Babelit.

“Një gjuhë nuk është vetëm koleksion i fjalëve dhe rregullave; është pjesë e një kulture, mësohet qysh në fillim, përdoret me fëmijë, një makine shumë intime e pajisur me ndjenja të freskëta”, shpjegon ai.

“Kur vije në pyetje kulturat e mëdha, solide, është vështirë të imagjinohet se si prindërit do të fillojnë të përdorin anglishten me fëmijët e tyre duke ju lexuar atyre anglisht. E vetmja mënyrë për këtë gjë është nëse ka lëvizje të mëdha të popullsisë ku njerëzit do të largoheshin nga trungu i tyre kulturor. Kjo do të mund të bëhej vetëm nëse ndodh ndonjë katastrofë globale. Pse, 6000 gjuhë? Jo. Katër gjuhë? Në mënyrë të barabartë janë të pamundura”.

Ai thotë që pavarësisht rritjes se mjeteve të teknologjisë për përkthim, siç është vendi për përkthim në Google – i cili mund të interpretojë një gjuhë të folur dhe ta përkthej në të njëjtën kohë bukfalisht një gjuhë të huaj – teknologjia nuk do të jetë e mjaftueshme për të mbajtur një gjuhë të gjallë në Tokë.

“Është thënë që përkthimi i shpejt do t’i mbaj gjuhët gjallë, por ky koncept do të funksionojë vetëm tani”, shpjegon dr McWhorter.

“Kur një gjuhë nuk flitet nga fëmijët, atëherë këta njerëz do të kenë më pak interes në teknologji të përkthimit të gjuhëve sepse ata nuk e flasin atë”.

Për shembull, thotë ai, shumica e gjuhëve amtare amerikane, nuk ka shumë folës që përkthejnë fjalët e tyre me anë të kompjuterit.

Ai thekson që lulëzimi i gjuhëve siç është anglishtja, për shembull, rritet me anë të kompleksitetit të kohës dhe do të jetë ende në funksion por pa fjalë të këtilla si “gonna” dhe shumicën fjalëve të parregullta.

Por fjalë të reja do ta pasurojnë atë derisa ato të vjetrat do të humbin.Përpjekjet e Valliant për të mësuar gjuhë të vdekura siç ishte irlandishtja galike në shkolla mund të dërgojë në versione të reja të gjuhëve me një fjalorë më të vogël dhe gramatikë më të thjesht.

Dr McWhorter beson që kjo përpjekje për të ruajtur gjuhët e vjetra pa dashje krijon gjuhë të reja, të cilat do të jenë gjuhë më pak të komplikuara dhe të dashura të fliten nga njerëzit pas 100 viteve.

Ai thotë se kjo do të fillojë të ndodh kur njerëzit do të udhëtojnë në pjesë të ndryshme të planetit, kështu që të rinjtë do të mësojnë gjuhë të reja që janë të përdorshme për ta – zakonisht duke i neglizhuar detajet e kësaj gjuhe.

Për shembull, pasi vikingët pushtuan Anglinë, fëmijët morën diçka nga anglishtja e vjetër dhe si rezultat kemi një gjuhë të inkorporuar angleze që e flasim sot, një gjë e cila gramatikisht është me e thjesht në terma të gramatikës sesa ka qenë “anglishtja e vjetër”.

Ai thotë se vala e dytë e thjeshtëzimit ka ndodhur kur erdhën skllavet afrikanë nëpër plantacione dhe të rinjtë mësuan gjuhën e re duke e folur jashtëzakonisht shpejt.

Kjo sepse ata mësuan vetëm qindra fjalë me një strukturë foljore shumë bazike, skllavet madje shpikën gjuhën e tyre për t’i dhënë kuptim boshllëkut që rezultojë në gjuhë kreole.Tani lëvizjet moderne të popullsisë po e krijojnë valën e tretë të vijës së gjuhëve, thotë ai.

“Në qytete të shumta të Botës, fëmijët e imigrantët flasin shumë gjuhë të ndryshme ku gjatë rritjes themelojnë një version të gjuhës së tyre me vendin e ri që në mënyrë arbitrare do të largojë nga fjalori fjalët e parregullta dhe dallimet e gjinive”, shkruan ai.

Dr McWhorter thotë se ky është një kompromis në mes të gjuhës amtare dhe mënyrës se si prindërit e tyre ua dhënë atë atyre. Një shembull i kësaj është “slinglisht”, të cilën ne e flasim në Singapor.Ai shpjegon se gjuhë të këtilla ndoshta nuk do të shkruhen, si një tekst i vetëm për shembull.

Eksperti beson se ka shumë pak rrezik që në tekste të zëvendësohet anglishtja letrare.“E folmja mund të shkruhet joformalisht – por si ne flasim dhe si ne shkruajmë ese do të jetë një gjë tjetër”, thotë ai.

“Vetëm pse njerëzit mund të flasin dy gjuhë, ata mund të shkruajnë në dy mënyrë pa shkrirë dy gjuhë në një”.

Derisa mund të këtë përpjekje për të menduar në largimin e fjalëve të panevojshme dhe gramatikës komplekse, Dr McWhorter thotë se kjo nuk ja vlen të studiohet.

Të gjitha gjuhët do të mbesin të “plotë”, sikurse anglishtja që përdoret sot e që nuk mund të konsiderohet version më i varfër dhe më kompleks se anglishtja e vjetër.

“Thjeshtëzimi nuk është as i mirë as i keq – gjuhët janë shumë më të komplikuara se ato duhet të jenë, pa ndonjë arsye, por kjo nuk i prek fëmijët për të marrë nga ato atë çka nevojitet. Andaj, nëse rrethanat e mëvonshme e rruajnë pak një gjuhë, atëherë nga ajo rrënjë do të lindin më shumë fjalë – asnjë gjuhë e zbuluar nuk i ka lënë folësit e saj me gjuhë të lidhur për disa fjalë”.  Ai thotë se teknologjia moderne se paku do të përdoret për të regjistruar gjuhët e rralla derisa ne do të pendohemi që do të humbasin 90 për qind të dialekteve në Botë, që së paku do të thotë se shumica e njerëzve do të jenë në gjendje të flasim pa i vënë kufij njëri-tjetrit. Express.Përgatiti: Ardian J

SHKARKO APP