Si do të garojë opozita në zgjedhjet vendore? Deputetja e PL, Xhixho zbulon formatin

Në vitin 2027 do të mbahen zgjedhjet lokale. Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho zbulon formatin e garimit të kësaj force politike në kuadër të koalicionit me Partinë Demokratike. Sipas saj, Partia e Lirisë do të jetë pjesë e koalicionit me PD për garën për kryetarët e bashkive, ndërsa për këshillat bashkiakë do të paraqitet me lista të veçanta.

”Ne jemi pjesë e një koalicioni me PD. Për këshilltarët bashkiakë, secila parti do të ketë listat e veta. Kjo lidhet edhe me vetë sistemin, ku kryetarët e bashkive zgjidhen me sistem mazhoritar, ndërsa për këshillat bashkiakë garohet me lista”,-u shpreh Xhixho në ”News 24”.

Deputetja theksoi se, pavarësisht ndarjes së listave për këshillat bashkiakë, bashkëpunimi mes forcave opozitare mbetet i domosdoshëm për të përballuar mazhorancën. ”Çdo faktor opozitar duhet të jetë i bashkuar, pasi përballë nuk kemi thjesht një kryeministër, por një organizatë kriminale”,-deklaroi ajo. Xhixho nënvizon se Partia e Lirisë synon të përfaqësohet me lista të forta në këshillat bashkiakë, për të siguruar një zë të fuqishëm në nivel vendor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në përfundim, Xhixho theksoi se ekzistojnë edhe shembuj pozitivë të bashkëpunimit opozitar, duke shprehur besimin se ky model mund të japë rezultate në zgjedhjet e ardhshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?