Si e ndryshon shtatzënia trurin

Një studim ka treguar për herë të parë se kur bëhesh nënë shkakhen ndryshime për të paktën dy vjet. Me shtatzëninë dhe ardhja në jete e një fëmije … ndryshon trupin e një nëne, por edhe revolucionon trurin e saj. Studiuesit për herë të parë kanë vëzhguar dhe patur ndryshimet fizike të materies gri tek nënat e reja.  Ndryshimet ishin aq të dukshëm saqë edhe një kompjuter ishte në gjendje që ti dallonte vetëm me anë të një imazhi të trurit të një gruaje shtatzënë.

Në fillim dhe pas rritjes së barkut

161219115224_1_900x600Për të kuptuar se çfarë ndryshimesh fizike ndodhin në trurin e nënave shtatzëna, një grup shkencëtarësh të Universitetit Leiden në Holandë dhe Universitetit Autonom të Barcelonës kanë nisur me ekzaminimin e rezonancës magnetike funksionale për trurin e 25 grave në katër momente precize: menjëherë përpara se të mbesnin shtatzënë, pas lindjes, pak javë pas lindje dhe disa muaj më pas.  E kanë bërë të njëjtin ekzaminim për kontroll edhe tek 19 burra që do të bëheshin baballarë për herë të parë dhe tek 17 burra e 20 gra pa fëmijë. Më pas analizuan me software të specializuar ndryshimet e volumit të materies gri në të gjithë pjesëmarrësit e studimit.

Pakësimi i materies

Nga studimi u konkludua se tek burrat dhe gratë pa fëmijë dhe tek baballarët e rinj, nuk ka pasur ndryshime të veçanta. Ndërsa tek nënat e reja truri kishte pësuar ndryshime të dukshme para dhe pas shtatzënisë. Pas lindjes së fëmijës në trurin e grave ka ndodhur një ulje e volumit të materies gri.

Zonat më të “goditura”, nga ndryshimit ishin ato që kanë të bëjnë me marrëdhëniet sociale, njohja dhe qëllimi i dëshirave të të tjerëve. Në rezonancën magnetike, këto zona kanë qenë veçanërisht aktive në momentin kur nënat shikonin imazhet e fëmijës së tyre dhe aktivizoheshin më pak  kur ato panë imazhet e fëmijëve të tjerë. Disa ndryshimet janë vërejtur edhe në zonën e në hippocampus, një rajon i rëndësishëm për kujtesën.

Pas dy vjetësh ndryshimet e zonës që kanë të bëjnë me marrëdhëniet sociale ishin akoma prezent, ndërkohë që zona e lidhur me kujtesën ishte zhdukur dhe volumi i hippocampusit ishte kthyer si përpara shtatzënisë.

Lindje e specializuar

Ju mund të bëni ironi të lehtë, duke thënë se nënat humbin trurin e tyre. Në fakt, edhe pse rëndësia e këtyre ndryshimeve nuk është plotësisht e qartë,  studiuesit sugjerojnë një specializim të trurit në përgatitje për detyrat e amësisë. Humbja e materies gri në këto fusha është i ngjashëm me atë që ndodh në trurin e adoleshentëve.

SHKARKO APP