Si e pushtoi botën kjo përrallë e errët seksi?
Libri ka shitur 100 milionë kopje, mbi 3 milionë bileta janë prenotuar për në kinema.
Por pse një përrallë mbi seksin e errët pushtoi mbarë botën?
100 milionë gra nuk mund të gabojnë!
-Përralla e seksit “50 hijet e Greit” është libri më i suksesshëm i momentit. Pse?
-Një nënë e guximshme nga Britania, ndërsa ishte në metro, kishte një ide: “A mund të mos flasim më për bestseller-in e adoleshentëve me vampirë “Twilight” dhe të tregojmë një histori “Hardcore”?
- L James (Erika Leonard Mitchell) u ul me një gotë verë përpara laptop-it, fantazoi një histori dhe planeti ynë blu u bë i kuq nga turpi.
Historia: Një studente letërsie, 23 vjeç, dashurohet me një miliarder, 27 vjeç.
Historia e seksit: Një virgjëreshë dashurohet me një profesionist sadomazokist- me një dhomë sekrete seksi.
Historia e zemrës: Një vajzë e varfër gjen princin e pasur të ëndrrave të saj.
Fillimisht nuk donte ta lexonte askush.
E.L. James, 51 vjeç, shkruante me pseudonim në internet, derisa iu afrua një shtëpi e vogël botuese australiane. Më pas pasuan shtëpitë botuese më të mëdha në botë.
Pjesa tjetër është histori: Erika është sot Shekpsiri i seksit!
-Pesë milionë dollarë ka marrë për të drejtat e filmit, plus investimet.
Premiera: 11 shkurt në Berlinale.
Dalja në kinema: Më 12 shkurt, pak përpara Shën Valentinit.
Kritikët e urrejnë librin.
Akuzat: Është i shkruar keq, është libër idiot. E gjitha është absurditet.
-Përralla e seksit është kthyer në një fenomen botëror. Të emocionon. Është seksi. Të bën të varur dhe nuk ka libër me më shumë orgazma.
A është porno mamash?
Po dhe jo. Libra sadomazokistë ka që pas historisë së “O”. Por nuk ka një libër që e përshkruan me kaq pasion dhe dhimbje seksin.
Nuk kemi parë kurrë kaq shumë gra të bukura në aeroportet amerikane me një libër të vogël të zi. Kurrë më parë nuk është shkarkuar kaq shumë një elektro- libër.
Sociologia izraelite Eva Illouz, ka një libër të saj për këtë çështje, ku shkruan: “Seksualiteti modern zgjon tek njerëzit shumë frikëra, për të cilat nuk kemi fjalë”.
“Heroina e librit zhvillohet dhe arrin të bëhet një grua seksualisht shumë e kultivuar, që merr njëkohësisht një burrë fantastik dhe të pasur, i cili e dashuron atë dhe nuk dëshiron asgjë tjetër më shumë se të kënaqë atë në të gjitha aspektet. Të jesh seksi është një vlerë sociale sot”.
Ka tre sekrete ky sukses:
-Dashuri + seks= Lumturi.
-Porno mund të sjellë kënaqësi.
-Më në fund flitet hapur për dëshirën e madhe për seks.
Përralla e dashurisë i ka dhënë më në fund ndjenjave seksuale një zë. Kush flet, bën seks më të mirë./mapo/
*BILD