Si fjalimi i Brutit pas vrasjes së Çezarit
Nga Gëzim Mekuli
Trupin e ka të copëtuar. Politikat e shekullit XVIII e "kafshuan." E sikur të mos mjaftonte kjo, ky kafshim ende vazhdon. Tani nuk është Serbia e Shekullit XVIII, ajo që po na varfëron: është politika shqiptare, mesjetare, e Prishtinës, ajo që po na "kafshëron". Po na vrasin me vepra edhe me fjalë. Po na ofendojnë e po na tjetërsojnë! Të gjithë, ata, në pushtet! Madje edhe Ministri serb i Isa Mustafës na shau e na poshtëroi fort. Na quajti "kafshë" e "egërsira"! E fjala vret! Folësit kanë shumë ndikim tek publiku. Shpesh, pas fjalimeve publiku sillet edhe si një lloj kukulle, apo të them, sillet si një "tufë bagëtie". Ndikimi përmes fjalës e fjalimeve në publik është shembull edhe për përditshmërinë tonë politike. Sepse, sot, në Kosovë kemi një diskurs retorik i cili hapur kërkon të ndikoj në publikun e tij. Pse e them këtë? Rasti Jabllanoviç: Jabllanoviçi nënat, motrat dhe gratë tona na i quajti “Divljaci” (kafshë/egërsira). Kjo fjali dhe ky mendim i tij, i shfaqur në publik ndikoi në publikun shqiptarë. Kjo fjali acaroi, ndezi, goditi e provokoj fort tërë hapësirën shqiptare. Kosova për ditë e më shumë po shkon drejtë shpërthimeve dhe pakënaqësive ndaj klasës politike e Qeverisë. Sa vjen e shtohet. Në këtë kontekst e në këtë vështrim do të veçoja përsëri fjalimin retorik të Jabllanoviçit, bërë në Prishtinë, para mediave, ku ky çetnik kërkoi “falje” për ofendimin dhe poshtërimin e ikonës sonë, NËNES SHQIPTARE! Fjalimi i tij retorik u shpeshlansua nga mediat e Thaçit e të Isës. Fjalia e tij “Unë kërkoj falje, nëse janë ndjerë të ofenduara”, është tallëse për 8 milion shqiptarë. Biles, këto fjali na kujtojnë mashtrimin dhe tradhtinë që Brutusi i bëri Jul Cesarit. Fjalia e përdorur me pompe: “Jabllanoviçi kërkoj falje”, ka si qëllim që të krijojë një publik, që do të ishte edhe bartës i atyre politikave që janë të interesuara të ruajnë sundimin e keq mbi popullin dhe të «qetësoj» masat për të mos vërshuar në protesta kundër Qeverisë. Kjo fjali e kjo kërkim falje (e thënë dhe lançuar në momentin e duhur e të përshtatur për pushtetin), ka për qëllim ndikimin tek publiku i revoltuar e i gatshëm për të demonstruar. Fjalia retorike “Jabllanoviçi kërkoj falje” i drejtohet një grupi të caktuar të njerëzve; në këtë rast fjalia kërkim falje e retorike ju drejtohet publikut shqiptar të Kosovës. Ajo kërkon që të bindë dhe të ushtroj ndikim tek populli me qëllim që ta bindë të mos kundërshtojmë. Se a do të arrihet të bindet masa e pakënaqur, të mos dalë në rrugë, vetëm përmes diskursit e bindjes retorike, mbetet të shihet.