Si në kohën e Aleksandar Rankoviqit

 

Nga Gëzim Mekuli
 
Lajmi është i deformuar e Gënjeshtra është e mirëformësuar. Kush ka fuqinë dhe kush po e udhëheqë “lajmin” në kohën e "pushkatimit dhe bombardimit" të deputetëve shqiptarë të opozitës. Kush po krijon lajmin këto ditë? Qeveria, policia apo gazetaria?
Në radio televizionin publik të Kosovës, shqiptarët e marrin lajmin e shpejtë për organizatën terroriste ISIS në Siri, Irak e Afganistan. Edhe për Marsin, dhe për gjinjët dhe vithet e Kardashanit informohen shqiptarët, por paspjegueshëm, shqiptarët nuk informohen për vet shqiptarët.
Shkurt e shqip; Shqiptarët informohen për ndodhitë e botës e për galaksinë, por nuk kanë mundësi të mësojnë e të kuptojnë se ç'farë ndodhë ”në oborrin e shtëpisë së vet”. 
 
Të dashur lexues,
lufta për të kontrrolluar lajmin është po aq e rëndësishme sa edhe lufta për të kontrolluar ekonominë dhe pasuritë nën/mbi-tokësore. 
 
Pse e them këtë dhe pse mendoj kështu?
Ka 3 ditë rresht që akademiku Rexhep Qosja po kritikon, po fshikullon dhe po akuzon politikat e Hashim Thacit dhe të Isa Mustafës. RTK-ja e pushtetit nuk po e thot asdhe një fjalë përë këto reagime. RTK citon komente të sportistëve dhe të këngëtarëve, të marra nga facebooku, ndërsa refuzon mendimin kritik e akademik. Ka 3 ditë rresht që z. Qosja akuzon pushtetin për dhunë të ushtruar ndaj opozitës, e në veçanti për dhunën e ushtruar ndaj aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe, media jonë publike nuk e dëgjon e as nuk e lexon, por e injoron Habermasin shqiptar!. 
 
Të nderuar lexues,
sot pushteti politik po ushtrohet përmes dy institucioneve: përmes ushtrisë dhe mediave masive. Lajmi, është faktor i rëndësishëm për mbajtjen e pushtetit dhe qeveria, vetëdishëm, po e përpunon “lajmin”. Ajo po na tregon se, ç’farë ndodhi në zyret e Vetëvendosjes. Qeveria po na tregon se ç'farë gjësende "të rrezikshme" "gjeti" policia në zyrat e lëvizjes VetëVendosje! Përmes lajmit, qeveria “duhet të dëshmoj" se, operacionet policore/ushtarake janë "efektive" dhe "të përshtatshme" për opozitën. Mu ashtu si në kohën e Rankoviqit. Policia e Rankoviqit, gjatë viteve të 50 dhe 60-ta, burgoste, rrihte dhe vriste shqiptarë. UDB-a jugosllave, përmes medias TANJUG, "argumentonte" dhe "dëshmonte" se këta njerëz burgosëshin dhe torturoheshin sepse këtyre (shqiptarëve) u ishin "gjetur" armë të rrezikshme në shtëpi të tyre dhe, natyrisht, se ishin të akuzuar për "armëmbajtje pa leje". Armët, që "gjindeshin" në shtëpitë e shqiptarëve, ishin futur, kontrabanduar dhe vendosur hajnisht nga policia sekrete serbe, vetëm e vetëm per të gjetur shkak për të terorizuar shqiptarët në ish-jugosllavi. E "sebep" ishte aksioni i mbledhjes së armëve… 
 
Edhe tani, si atëherë në kohën e Rankoviqit, për të arritur kriminalizimin e kundërshtarit, për këtë punë media vlerësohet si thelbësorja. Shembull: Burgosja dhe torturimi i aktivistëve të Vetëvendosjes dhe bastisja e zyreve të saja, dhe "gjetjet" në këto zyre e dëshmojnë këtë fjali e këtë mendim.
"Bombardimi" i Lëvizjes Vetëvendosje nga “shteti”, si dhe lajmi që doli nga kjo tragjedi, nxorri në sipërfaqe një pyetje të madhe: A jemi të informuar saktë e drejtë?
 
Deri më 28 Nëntor 2015 ishin gazetarët që kritikoheshin se, ishin bisht i qeverisë por, sulmi kundër opozitës, e veçanërisht "bombardimi" fizik e psikologjik i Vetëvendosjes dritësoj diçka tjetër: Mediat shqipe, (veçanërisht ajo pamore) ishin të varura nga qeveria, dhe në këtë mënyrë pushteti ishte palë dominuese.
Mbulesa mediatike për ofanzivën e policisë së Isa Mustafës kundër opozitës, shpërfaqi interesat, qëllimet dhe këndvështrimin politik të kësaj qeverie neo-sllave. Kjo sepse burimet kryesore për median shqipe, gjithandej, padallim, ishn dhe (akoma) janë burimet e nxjerra nga qeveria, ambasadat dhe policia. Shembull: gjatë "ofanzivës policore Barbarosa" kundër opozitës, burim kryesor i "lajmit" ishte Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës, Qeveria dhe Kryeministria. Për turp, këto burime "informacioni" i kishin edhe mediat shqipe në Tiranë.
 
Fjala, teksti dhe fotogra, mashtrim apo informim?
Qeveria po vendosë se ç’farë do të jetë lajm, e ç’farë jo. Në sulmin "ushtarak Barbarosa" nuk ishin mediat që e bënë lajmin. Mediat nuk patën mundësi ta ndihmojnë politikën e as t'a informojnë popullin. Në vend të sajë ato ndihmuan pushtetin.
Propaganda, prodhim i qeverisë
Modeli i propagandës politike, i lansuar nga Chomsky, llogaritet si një revolucion në fushën e medias. Këta, rëndësi dhe përgjegjësi të veçantë u japin rolit të qeverisë në përpunim të propagandës. Qeveria vendosë se ç’farë do të jetë pjesë e mbulesës mediale.
Në kohën e propagandës, mediat, edhe pse të rëndësishme në procesin politik, tanimë, nuk mund të vendosin se si do të veprojnë e si të informojnë. Gjatë fushatës propagandistike të qeverisë, mediat kanë fuqi të kufizuar. Këto janë «shërbëtore» për aktorë të tjerë politik. Konkretisht këto "luajnë vallen" e policisë dhe të pushtetit.
 
Dominimi i autoriteteve politike mbi mediat
Atëherë kur derdhej gjaku i të rinjëve shqiptarë, qeveria dhe policia doli me një deklaratë në opinion, ku ndër tjera thuhej se, "në zyret e lëvizes Vetëvendosje u gjetën armë dhe pluhur i dyshimt". Ky "lajm" i porositur nga regjimi, e i lansuar nga mediat, tregoj se "marrëveshja" për të ruajtur pushtetin, tanimë, ishte nënshkruar.
 
Arriti qeveria dhe RTK të "udhëheqë" mbulesën mediatike të terrorit policorë ndaj opozitës?
Në fushatën propagandstike përparësi dhe mbështetje u ipet logjikës ushtarke e sulmuese, para perspektivës për një zgjidhje paqësore të një konflikti. Shembull nga Norvegjia: Terroristi norvegjez Breivik, me 22 korrik 2011 sulmoi dhe bombardoi ndërtesën e qeverisë dhe vrau 69 njerëz, – nga këta 33 ishin nën moshën 18 vjecare-. Arrestimi i tijë u bë pa luftë dhe pa helikopter bombardues. Pra ishte një zgjedhje paqësore e një konflikti. Përderisa Qeveria norvegjeze përparsi u dha zgjedhjeve paqësore, qeveria e Isa Mustafës, përparësi i dha dhunës dhe logjikës ushtarake. Edhe në fushën e lajmit kishte dallime: Media norvegjeze ishte e pavarur, e në Prishtinë, qeveria "vrau" mediat.
Qeveria përmes mediave, duhej të portretizonte sulmin e egër ushtarak/policorë si absolutisht të nevojshme, urgjente dhe si shpëtuese e Demokracisë.
Të nderuar lexues, 
në propagndën e luftës konflikti paraqitet në atë mënyrë, sikurse mundësia për bashkëpunim dhe komunikim me palën tjetër është i pamundshëm. Vetëm veprimet policore/ushtarake konsiderohen si të përshtatshme për të zgjedhur problemin. Gjatë informimit, të drejtat dhe synimet e Qeverisë u idealizuan. U dha përparësi dhe legjitimitet veprimeve ushtarake, ndërsa veprmet demokratike të opozitës u paragjykuan, u sulmuan dhe u dënuan.
Isa Mustafa, Hashim Thaçi, Shpend Maxhuni e Kadri Veseli, heronjët e opozitës, e veçanërisht Albin Kurtin me shokë, i etiketuan si "terroristë", "rrugaçë", "majtist", "anarkist", "rus" e çka jo tjetër… E, mu kështu vepronte edhe Aleksander Rankoviqi. 
Herën tjetër, të nderuar lexues, nëse deputetët opozitarë terrorizohen, llogarit se nuk mund të lexosh, nuk mund të shohësh dhe as të dëgjosh lajmin e sinqertë e objektiv. 

Mungon arsimimi, morali, guximi dhe profesionalizmi. 
Mungon Republika!

SHKARKO APP