Si ta harroni të dashurin

Gjëja e parë për t’u bërë është të liroheni nga e kaluara për të përballuar sa më mirë të ardhmen. Po si?

Ndiqni këto këshilla:

Festoni ndarjen, duke organizuar një festë, mundësisht sa më të madhe, për të treguar se jeta vazhdon! Mendoni sa më shumë për veten, duke gjetur edhe një lloj shpërqëndrimi, transmeton zeri.info.

Kjo do t’ju ndihmojë jo pak të harroni të kaluarën. Mos harroni të pastroni çdo gjë në rrjetet sociale, që ju kujton “ish”­in Pastroni edhe shtëpinë në të cilën mund të keni jetuar bashkë dhe rikthejini të gjithë atë që s’ka marrë me vete.

Nëse keni fëmijë, mos i përfshini në këtë histori. Mundohuni t’i mbroni, pasi buzëqeshja e tyre do t’ia vlejë lodhjen tuaj. Mos dërgoni mesazhe apo të telefononi serish pas një kohe “ish”­in.

Pas një ndarjeje, gjëja më e mirë është të rindërtoni individualitetin tuaj, për të shmangur që të dëmtoheni përsëri.

SHKARKO APP