Si të evitojmë shenjat e puçrrave (akneve)
Puçrra është një anestetizëm i lëkurës, por është e përkohshme. Shenjat që mund të lërë mund të jenë të përhershme dhe për këtë arsye ne duhet të përpiqemi që t’i shmangim, ose t’i parandalojmë ato. Për fat të mirë, jo të gjitha puçrrat në fytyrë lënë shenja dhe ka mënyra për të parandaluar formimin e tyre.
Shkaqet e cikatricave (shenjat) akneve
Zakonisht këto shenja shkaktohen nga dëmtimi i indeve të lëkurës në zonën e puçrrës (ose plagës), kur ajo është e thellë dhe mund të jetë e infektuar. Trashëgimia është gjithashtu një faktor për shenjat që një person mund të zhvillojë. Cikatricat e puçrrave mund të jetë të përhershme. Është e vështirë t’i përmirësosh dhe shpeshherë nuk mund të fshihen tërësisht.
Si të parandalojmë cikatricat e puçrrave në fytyrë
Ato nuk mund të shmangen krejtësisht, por rreziqet mund të reduktohen.
1 – Trajtimi i shpejtë i akneve
Nëse është e mundur trajtoni aknet sa më shpejt të jetë e mundur. Në fillim provo me trajtimet kozmetike natyrore dhe nëse nuk funksionojnë shkoni tek një dermatolog.
2 – Shmangni shtrydhjen e tyre
Lufto kundër impulsit për ta shtrydhur. Kjo mund të shtyjë infeksionin në nivele më të thella të lëkurës dhe mund të dëmtohen indet. Pas kësaj me shumë mundësi puçrra mund të lërë shenjë. Është më mirë të përdorni krem për aknet, ose lejoni që puçrrat me qelb të përthahen.
3 – Parandalo inflamacionin
Puçrrat me qelb kanë më shumë gjasa që të lënë shenja. Shmangni çdo produkt që mund të irritojë lëkurën. Kjo mund të përfshijë larëse agresive që e tendosin atë e skuqin, apo shfaqin djegie.
Metodat natyrale për shmangien e shenjave të puçrrave.
Por, ka disa metoda natyrale që në fakt efektiviteti i tyre varion nga lloji i personit. Këto metoda funksionojnë më shumë shenjat e puçrrave janë të “freskëta”.
Si fillim duhet të dini se dielli mund të kontribuojnë që shenjat ekzistuese të bëhen më të dukshme me kalimin e kohës. Prandaj është e rëndësishme që të përdorin krem mbrojtës, nëse keni plagë fytyre.
1 – Aplikoni vaj trëndafili dhe masazhoni butë zonat e prekura dy herë në ditë.
2 – Apliko xhel Aloe Vera çdo ditë
3 – Vendos në fytyrë feta domate çdo ditë për 10 minuta (ose lëng domate).
4 – Aplikoni mjaltë në zonat e prekura çdo ditë dhe të përpiquni të konsumoni një lugë mjalti çdo ditë.