Si t’i shfrytëzoni të 20-tat profesionalisht?
Duhet të keni një vizion
Njerëzit që nuk e dine se ku duan të jenë, nuk arrijnë aty.
Filloni para se të jeni gati
Në vend që të fokusoheni në të qenurit përfektë, lejojini vetes që të eksploroni, të jeni kreativë dhe të bëni rromujë. Kështu do të kuptoni se çfarë iu nevojitet vërtetë.
Jini të qëllimshëm
Koha është në anën tuaj, por përdoreni me zgjuarsi. Mësoni gjuhë të reja, provoni profesione të reja, nisni një biznes të vogël. Gjërat nuk ndodhin vetë.
Zgjidhni një shembull për të ndjekur
Identifikoni një person mbi 35 vjeç që doni t’i ngjani në të ardhmen. Sigurohuni që të jeni mjaftueshëm afër me të për të parë se çfarë jete bën. Shihni sakrificat që i janë dashur të bëjë për të qenë aty. Mendoni nëse mund të bëni të njëjtat gjëra. Nëse jo, zgjidhni dikë tjetër.
Përcaktoni një sistem vlerash
Gjatë jetës bombardohemi me mesazhe nga media ose shoqëria mbi si duhet të dukemi, cilët duhet të jemi, etj. Përcaktoni disa vlera mbi të cilat doni të ndërtoni jetën tuaj.
Mësoni të administroni dhe kurseni paratë
Gjatë punës së parë ose të dytë në këtë moshë, kur merrni rrogën, tundimi për të vrapuar në dyqanet e rrobave apo në lokale me shoqërinë është shumë i madh. Por në llogarinë tuaj duhet të ketë edhe një shifër tjetër përpara zerove, përndryshe nuk do të keni mundësi të largoheni nga një punë ku nuk jeni i kënaqur, të bëni një palë pushime etj. Kursimi është një dhuratë që ju i bëni vetes në të ardhmen.
Zgjidhni shokët me kujdes
Ne bëhemi si ata që kemi pranë. Është e rëndësishme të shoqërohemi me persona që na nxisin që të rritemi dhe të bëhemi versioni më i mirë i vetes.
Ndërtoni një prezencë strategjike dixhitale
Mos u trembni nga termat. Por ka ardhur momenti që të fokusoheni edhe në rrjete si LinkedIn ku jeni të dukshëm për punëdhënës, mentorë ose klientë të mundshëm duke krijuar një profil tuajin.
Mos harroni që puna nuk është ajo që ju jeni
Është e zakonshme që njerëzit të të pyesin “Me çfarë po merresh?”. Por ju nuk jeni puna juaj dhe mund ta ndërtoni lumturinë tuaj veçmas asaj.
Mos u nxitoni
Nëse shihni shokët tuaj që mbarojnë punë në orën 4 dhe kanë kohë të lexojnë dhe libra para se të flenë, mos u përpiqni t’i imitoni. Sigurisht kjo ka anët e saj të mira, por nuk duhet të nxitoheni për të qenë të kompletuar në këtë moshë. Shijoni kohën që po jetoni.