Si u shpall e pavlefshme vota e kandidates për anëtare të Kushtetueses? Spahiu zbulon detajet

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e magjistrates Naureda Llagami, e cila kërkoi emërimin e saj në Kushtetuese. Naureda Llagami kërkonte shfuqizim të vendimit të Gjykatës së Lartë që emëroi Asim Vokshi anëtar të Kushtetueses. Ajo kishte pretenduar se një votë ishte shpallur qëllimisht e pavlefshime, por Gjykata Administrative e rrëzoi. Juristi Kreshnik Spahiu ka treguar sesi qëndron kjo e vërtetë.

”Bëhet fjalë për një vend vakant. Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese ka mbaruar mandatin, duhej që kandidatët të aplikonin për këtë vend. Gjykata e Lartë do ta plotësonte këtë vend, anëtarët do të votonin për një nga tre kandidaturat. Konflikti bëhet mes dy kandidatëve, Naureda Llagami dhe Asim Vokshi. Tani çfarë ka ndodhur, një nga votat është konsideruar e pavlefshme, megjithëse është votuar. Kanë dalë 9 vota për zonjën Llagami, teksa duhet të merrte 3/5, ishte e dyta në votime. Vokshi është i pari në renditje.

Nëse në votim nuk merrej votim i cilësuar, për të mos u bllokuar procesi, fitues del i pari në renditje. 9 me 6 kanë dalë, nëse do të konsideroheshin 9 votat zonja Llagami do të kishte fituar me shumicë votash, sekretariati e ka shpallur të pavlefshëm se ka dy shenja. Ka hyrë në fuqi rregullorja, i pari në renditje, edhe pse ka dy më pak të vlefshme, zoti Vokshi u shpall fitues. Zonja Llagami ka vijuar çështjen me padi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjykata Administrative i ka dhënë zonjës Llagami që nuk është kompetencë e jona. Është drejtuar në Gjykatën Kushtetuese, është kërkuar sigurimi i padisë, për të siguruar mandatimin të gjyqtarit Asim Vokshi, me qëllim të mos humbi efektet shqyrtimi i padisë. Gjykata Kushtetuese do të marrë në shqyrtim çështjen për një masë pezullimi, për efektin e padisë, me qëllim që vendi vakant të mos zgjidhet derisa të zgjidhet ky konflikt”, tha Kreshnik Spahiu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?