S’ia vlen të depozitosh para, interesat në minimumin historik

 

Interesat e bonove të thesarit ranë në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave, duke prekur për herë të parë në historinë e tregtimit të tyre kuotën 2.5%, për afatin 1-vjeçar.

Të dhënat e reja nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në ankandin e fundit, që u zhvillua dy ditë më parë, interesi mesatar i bonove 1-vjeçare rezultoi saktësisht 2.54%, nga 2.83% që kishte qenë në fund të muajit të kaluar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bonot e thesarit janë letra me vlerë, përmes të cilave qeveria merr borxh në tregun e brendshëm nga bankat, por edhe individët. Për shkak të uljes së fortë të interesave për depozitat bankare, ato kanë qenë gjatë këtyre viteve instrumenti më i leverdisshëm i tregut financiar, ku individët mund të kanalizonin paratë e kursyera.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por tashmë edhe kjo formë kursimi po shkon drejt normave zero të fitimit. Interesi prej 2.54%, që një indvid merr duke blerë një bono thesari njëvjeçare, është gati i barabartë me normën e inflacionit vjetor. Kjo do të thotë se, kthimi real për këtë formë kursimi po shkon afër zeros, pasi paratë që individët fitojnë nga interesi, i humbasin nga inflacioni, ose thënë ndryshe nga humbja e vlerës së lekut.

Rënia e interesave të kursimeve është një tendencë që vazhdon prej dy vitesh. Ajo vjen si rezultat i dy faktorëve: së pari, aktivitetit të plogësht ekonomik dhe, së dyti, politikës agresive që ka ndjekur Banka e Shqipërisë, duke ulur nomën bazë për 14 herë më radhë, në minimumin historik prej 1.75%.

Por veç këtyre faktorëve ka dhe një element tjetër, që po i zhyt interesat e kursimeve në territor negativ. Ai është tërheqja e qeverisë nga huamarrja e brendshme. Gjatë dy viteve të fundit, qeveria ka preferuar të marrë borxh nga tregu i jashtëm, për t’ia lënë kursimet e brendshme biznesit, pasi – sipas saj – kjo do të ushtrojë presion pozitiv mbi bankat, që të rrisin kredinë për biznesin dhe individët me interesa të favorshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?