”Siç u premtua, u bë”, Rama poston fotot: Shkolla ”Lef Sallata” në Vlorë me kushte moderne për 650 nxënës e mësues

Për 650 nxënësit dhe mësuesit e shkollës “Lef Sallata”, java nisi me gëzim dhe emocione të reja, pasi shkolla e tyre u inaugurua në një ambient krejt të rinovuar pas muajve punime.

Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili thekson se realizimi u mbajt sipas premtimit që u dha. Teksa ka postuar foto të shkollës, Rama shkruan që projekti është realizuar nga Ministria e Arsimit në bashkëpunim me Bashkinë Vlorë.

Shkolla ofron kushte moderne mësimi, me hapësira të bollshme dhe ambiente të konceptuara sipas standardeve të mësimdhënies në epokën digjitale. Rindërtimi i shkollës “Lef Sallata” është pjesë e projekteve të investimeve në arsimin parauniversitar, të zhvilluara nga Ministria e Arsimit në bashkëpunim me pushtetin vendor.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Siç u premtua, u bë. Për 650 nxënësit dhe mësuesit e shkollës “Lef Sallata” në Vlorë, kjo javë nisi bukur me një shkollë krejt të re, të rilindur përmes projektit të Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë Vlorë duke siguruar kushte moderne me hapësira të bollshme, të konceptuara e të mobiluara në përputhje me standardet e mësimdhënies në epokën digjitale, por edhe frymëzuese për sporte, arte e plot veprimtari kreative. E gëzofshi shkollën e re dhe suksese”,-shkruan Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?