Siguria Rrugore, Policia aktivitete ndërgjegjësuese me nxënësit e shkollave dhe komunitetin

Në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Aksidenteve Rrugore, Policia në të gjithë vendin, në bashkëpunim me Drejtoritë e Shërbimeve të Transportit Rrugor, Kryqin e Kuq, institucionet arsimore dhe Policitë bashkiake, ka organizuar aktivitete ndërgjegjësuese me nxënësit e shkollave dhe komunitetin.

Aktivitetet synuan në ndërgjegjësimin dhe sensibilizimin e përdoruesve të rrugës për rëndësinë e respektimit të rregullave të qarkullimit me qëllim parandalimin e aksidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Gjatë javës, Policia Rrugore ka simuluar situata rrugore me nxënësit për t’i edukuar mbi sjelljen e sigurt në rrugë‍ dhe për mënyrën e reagimit në raste emergjente . Diskutimet përfshinë respektimin e rregullave të trafikut , funksionimin e semaforit , kuptimin e shenjave të punonjësve të Policisë  dhe rëndësinë e përdorimit të rripit të sigurimit .

Aktivitetet u shoqëruan dhe me materiale edukative, si fletëpalosje dhe ilustrime, për t’i bërë konceptet e sigurisë rrugore më të kuptueshme për nxënësit dhe komunitetin.

Policia Rrugore apelon për përdoruesit e rrugës që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, duke kontribuuar të gjithë në rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në vend.

/a.f/ ATSH

SHKARKO APP