Simboli i shqiponjës në klipin e ri të Dua Lipës (VIDEO)

Këngëtarja e cila po debuton në tregun muzikor Britanik, sapo ka lancuar videon e saj më të re të këngës tashmë të njohur për publikun, “Last Dance”. E reja në këtë mes është që Dua asnjëherë nuk e harron të tregojë që është nga Shqipëria.

Këtë e ka treguar edhe më parë me postimet në rrjete sociale. Një shqiponjë dykrenore ka qenë këtë herë pjesë e klipit më të ri të Dua Lipës. E lindur në Londër, Dua është rritur me këngët e artistëve më të njohur amerikanë dhe britanikë. Kënga e re është ‘Last Dance’, të cilën ajo e ka shkruajtur në tetor 2014 dhe e ka nxjerrë këtë javë pasi mbaroi të gjithë albumin. Me shumë mundësi edhe ky ka për të qenë një tjetër hit i këngëtares shqiptare.

‘Be The One’ është hiti që e çoi Dua Lipën në renditjet më të mira të çarteve botërore dhe në vend të tretë në Gjermani. Në një intervistë për BBC News, Dua është shprehur se e ka patur shumë të vështirë të arrijë në këtë fazë të karrierës sepse në fillim i kanë thënë që nuk mund të këndonte pasi zëri i saj nuk i arrinte notat e larta, por ishte pikërisht zëri i veçantë që kombinonte disa rryma muzikore që e ndihmoi të binte në sy në botën muzikore.

Redjon Shtylla

Dua Lipa - Last Dance (Official Video)

SHKARKO APP