Sinan Hoxha: Ju dua të gjithëve
Këto ditë ai ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë. Dasma e tij mund të konsiderohet si eventi i vitit për “zhurmën” mediatike që bëri. Me mijëra fansa nga të katër anët e kanë uruar këngëtarin e muzikës popullore, Sinan Hoxha për dasmën me modelen, Andrra Destani.
Mesazhet e panumërta në celular dhe rrjetet sociale e kanë befasuar atë. Sot ai ka gjetur kohë për t’i falenderuar të gjithë ata që e kanë ururar në këtë ditë të veçantë duke e bërë që të ndjehet shumë i përkëdheluar që ka kaq shumë njërëz që e duan.
“Jam shumë i lumtur që ishit pjesë e kësaj dite të rëndësishme të jetës time. E kam patur të pamundur që t’u kthej përgjigje të gjithëve pasi mesazhet nga të katër anët e botës kanë qenë të shumta. Respekt dhe mirënjohje për të tërë! Ju dua të gjithëve!” – shkruan Sinan Hoxha në Instagram”.
Si asnjëherë më parë Sinani ka falenderuar edhe mediat që e kanë pasqyuruar me shumë dashuri dasmën e tij.