Sistemi i ri i hyrje-daljeve në Shengen, ministrja Koçiu takim me përfaqësues të KE

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, zhvilloi një takim të përbashkët me përfaqësues të Komisionit Evropian dhe kolegët nga vendet e Ballkanit Perëndimor, me fokus mbi zbatimin e sistemit të ri të hyrje-daljeve (EES) në hapësirën Schengen.

Sistemi EES synon të përshpejtojë procedurat në pikat kufitare, të reduktojë pritjet dhe të rrisë sigurinë përmes digjitalizimit të të dhënave. Ministrja Koçiu theksoi rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm me partnerët evropianë për të garantuar standarde që i shërbejnë qytetarëve dhe një lëvizjeje më të sigurt drejt vendeve të BE-së.

Sistemi i hyrjes/daljes (EES) i BE-së është një mjet digjital regjistrimi për vizitorët në Evropë. Ai zëvendëson vulat e pasaportave me gjurmë gishtash dhe foto të fytyrës, falë një serie skanerësh të instaluar në aeroporte, porte dhe stacione hekurudhore në të gjithë kontinentin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qëllimi është të regjistrohen të gjitha hyrjet dhe daljet e shtetasve joBE që udhëtojnë për një qëndrim të shkurtër (90 ditë brenda çdo periudhe 180-ditore), duke u lejuar autoriteteve të gjurmojnë automatikisht tejkalimet e afateve dhe refuzimet e hyrjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?