Situata me gripin, Brataj: Nuk është në përmasat e Evropës Veriore

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka shpjeguar situatën me gripin sezonal duke theksuar se ardhja e gripit është shpejtuar duke qenë Evropën e ka prekur 3 deri në 6 javë më parë. Për të ky grip vjen pas 2-3 vitesh Covid, “ku ka dominuar Covidi, nuk është fakti që është më i keq nga atje, jemi pak të mbrojtur. Duke qenë se gripi çdo vit ka mutacionet e veta”.

“Është sezoni tipik i gripit dhe me një veçanti se në Europë është paraqitur 3 deri në 6 javë gripi përpara se sa sezonet e kaluara. Kjo e ka shpejtuar ardhjen e gripit edhe tek ne, gjë që nuk është në përmasat e Evropës Veriore. Puna e gripit këtë është grip që vjen pas 2-3 vitesh Covid, ku ka dominuar Covidi, nuk është fakti që është më i keq nga atje, jemi pak të mbrojtur”, u shpreh Brataj. Ai theksoi se vaksina ndaj gripit bën që personat të mbrohen dhe të kenë imunitet ndaj formave të rënda të gripit.

”Duke qenë se gripi çdo vit ka mutacionet e veta, jemi jo të mbrojtur siç ishim nga viti në viti sepse predominoi covidi e tjera me radhë. Në të njëjtën kohë predominojnë edhe viruse të tjera të stinës. Viruset kanë gjithsecili karakteristikat e veta dhe e dimë shumë mirë që janë parazitët më të mëdhenj, jetojnë vetëm te qeliza njerëzore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke u zhvilluar në fazën dhe numrin, ai do të prodhojë format e lehta ose të mesme. Jemi të mbrojtur kush ka bërë vaksinën por mbrojtjen duhet ta interpretojnë pak ndryshe, nuk do të thotë se ke bërë vaksinën dhe nuk do të prekesh nga gripi, por është e sigurt që shpëton nga format e rënda. Pra, imuniteti e ke të zgjuar. Je sigurisht i mbrojtur nga format e rënda”, tha Brataj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?