Situata në Lindjen e Mesme, ministri Hoxha: Janë 17 shqiptarë të evakuuar

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi këtë të premte një seancë dëgjimore në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme mbi masat e marra nga autoritetet shqiptare për mbrojtjen dhe asistencën ndaj shtetasve shqiptarë që ndodhen në rajonin e Lindjes së Mesme. Në fjalën e tij, Hoxha theksoi se si shume vende të tjera, në Evropë e përtej, Shqipëria është e prekur në aspektin politik e humanitar nga zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme dhe nga përshkallëzimi i situatës së sigurisë në rajon.

Hoxha theksoi se në në fillim të konfliktit në rajon rezultojnë të jenë 2962 shtetas shqiptar me qëndrim të përhershëm dhe 543 shtetas me qëndrim të përkohshëm. Sipas tij, nga ambasadat janë kontaktuar drejtpërdrejt 2511 shtetas, 138 prej të cilëve kanë qenë të interesuar për t’u larguar. “45 shtetas janë planifikuar të largohen individualisht dhe 17 të tjerë janë evakuar përmes bashkëpunimit me vende të tjera”, shtoi ministri Hoxha.

Sipas tij autoritetet shqiptare janë në kontakt të vazhdueshëm me ambasadorët në këtë rajon, për të marrë informacionin e përditësuar në kohë reale mbi situatën e sigurisë. ”Ne analizojnë shqetësimet, nevojat, si dhe propozojmë masat që duhen marrë për qytetarët shqiptarë rezidentë apo me qëndrim të përkohshëm në këto vende”, shtoi Hoxha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pavarësisht nga përshkallëzimi i situatës, pavarësisht përkeqësimit të situatës së sigurisë, ndryshe nga shumë vende të tjera, Hoxha nënvizoi se Shqipëria nuk ka mbyllur asnjë prej përfaqësive diplomatike, duke vënë në plan të parë nevojën për të ndjekur zhvillimet dhe për të asistuar shtetasit shqiptarë atje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hoxha theksoi se paralelisht, MEPJ dhe përfaqësitë diplomatike kanë bashkëpunuar me vendet partnere dhe shtetet fqinje për të mundësuar përfshirjen e shtetasve shqiptarë në operacionet e evakuimit të organizuara nga këto vende, duke siguruar kështu alternativa të sigurta për largimin e tyre nga rajoni. Vështirësia më e madhe, sipas ministrit Hoxha ka qenë për shtetasit shqiptarë që ndodhen në Iran, vend ku Shqipëria nuk ka përfaqësi diplomatike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?