S’ka më çudira

Nga Edmond Harizaj – Une gati nuk cuditem me me asgje qe ndodh ne kete vend. Nuk cuditem psh kur nga bashkia e Tiranes thone: do presim ca peme, se do mbjellim me shume peme! Nuk cuditem kur nga PD thone: te protestojme para kryeministrise per mbrojtjen e parkut! Nuk cuditem me lehtesine me te cilen ne godasim uniformen.

Nuk cuditem as me po te njejten lehtesi qe uniforma kunderpergjigjet. Nuk cuditem as me ata qe ulerasin “nuk goditet nje grua”; dmth nje burre goditet! Po barazia gjinore nuk vlen ne keto raste?! Nuk cuditem me deputetin E.B qe shpjegon me fjalor cfare quhet pyll e cfare park. Ben mire se pyjet nuk i mbrojtem dot.

Nuk cuditem as pse nje eksponent i PD, A.M teksa qytetaret perplaseshin me policine, bente foto “dokumentuese” besoj. Nuk cuditem me kr e bashkise qe kembengul ne berjen e projektit, ende dhe tani pa i bere transparencen. Nuk cuditem me kryeministrin qe e mbeshtet, eshte njesoj si te mbeshtese veten. Nuk cuditem as me kr e opozites qe “vjedh” kauza qe u takojne qytetareve, duke i shkaterruar si kauza ne kete menyre.

Nuk me cudisin me as rreshtimet sipas kampeve politike edhe per nje ndodhi ku vec politika s’duhet te hyje. Cdo gje ne rremuje perfekte. Nuk ka me gje per tu cuditur qe te zgjase me shume se 3 ore (tre dite ishte ne kohe te Zogut). E vetmja gje qe me cudit eshte: ç’ne qe s’ka folur ende komuniteti nderkombetar dhe Venecia per parkun e liqenit?!

SHKARKO APP