S’ka para? Ja pse pronari i Facebook vesh vetëm një bluzë

Mark Zuckerberg është një njeri i cili njihet për faktin se nuk i kushton shumë rëndësi veshjes së tij.

Në një paraqitje publike, Zuckerberg theksoi se ai vesh të njëjtat rroba, për shkak se dëshiron ta kufizojë kohën që e kalon duke bërë gjëra sipas tij, “të pavlera”.

Kështu, siç ka thënë ai, mund të përqendrohet në punën e vërtetë.

 “Ndjehem sikur nuk jam duke bërë punën time, nëse unë shpenzoj energjinë time në gjëra që janë pa kuptim ose pa peshë për jetën time. Kështu, unë mund të shpenzoj të gjithë energjinë time në drejtim vetëm të ndërtimit të produkteve dhe shërbimeve më të mira”, ka thënë ndër tjera themeluesi i Facebook.

SHKARKO APP