“S’kam folur me Berishën”, kandidati Binaj: Programi po përgatitet nga një ekip jopartiak

Kandidati i pavarur për bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj zhvilloi takimin e parë me koordinatorët e forcave politike që janë rreshtuar në krah të tij. Ai tha për mediat se takime të ngjashme do të zhvillohen në vijim, teksa sqaroi se programi i tij për kryeqytetin është duke u përgatitur në bashkëpunim me një ekip të pavarur.

“Sot u zhvillua takimi me përfaqësuesit, të dërguarit dhe koordinatorët e opozitës. Ishte një takim shumë i frytshëm për tu koordinuar me njëri tjetrin. Ne jemi të gjithë së bashku dhe unë si kandidat i pavarur, falë mbështetjes së të gjitha partive opozitare, u bëj thirrje qytetarëve që të na bashkohen pa dallim partie, sepse kjo është një çështje që i vlen shumë të gjithëve. Jemi duke punuar me një ekip jopartiak, që brenda një kohe të duhur të dalim dhe të tregojmë këtë program para qytetarëve”, tha Binaj.

I pyetur nëse ka pasur komunikim me kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, Binaj tha: “Nuk kam folur me zotin Berisha dhe e kam thënë që në daljet në fushatë do jem pa përfaqësimin e kryetarëve, por absolutisht jam i gatshëm të takoj çdo kryetar të partive të opozitës”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ky bashkim që po ndodh tani është një tregues i jashtëzakonshëm i asaj që pritet të ndodhi. Jam kandidat i pavarur, i mbështetur nga të gjitha partitë e opozitës dhe nëse ju e shihni si një lloj varësie se mbështetja vjen jo vetëm nga PD, po atëherë jam i varur dhe nga partia Mundësia, dhe nga Nisma Thurje dhe nga Shqipëria Bëhet, nga të gjitha”, shtoi ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?