Skandali, mbi 30 prezantuese dhe modele arrestohen për prostitucion
Mbi 30 prezantuese dhe modele në televizionet rumune janë arrestuar nga policia me akuzën e përfshirjes në një rrjet prostitucioni kundrejt fitimit të shumave të mëdha që shkonin deri në 10 mijë euro nata.
Prestigjiozja "Daily Mail" raporton se gjashtë nga të pandehurit përfshijnë prezantuese televizive dhe një modele "Playboy", ndërsa thuhet se disa nga prezantueset e njohura televizive kanë shfrytëzuar edhe shtëpitë e tyre për rrjetin e prostitucionit.
Stacionet televizive në Rumani thuhet se kanë qenë të befasuar, kur rreth 30 prezantues dhe modele janë arrestuar pas një hetimi të nisur në Bukuresht.
Hetimet nga policia vendase thuhet se po vazhdojnë për zbulimin e personave të tjerë në këtë rrjet.
Disa prej të arrestuarave: Georgiana Constantin, Simona Trasca, Madalina Pamfile, Daniela Crudu, Ramona Popescu, Diana Gurosoaie, Diana Nicoras.